• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’pati presion të mjaftueshëm të oksigjenit/ Zbulohet shkaku për vdekjen e dyshimtë të 4 pacientëve me COVID

by Java News
25/07/2020 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet shkaku per vdekjen e dyshimte te kater pacinteve me koronavirsu, ne Klinikën Infektive ne Kosove. Aty nuk ka pasur presion te mjaftueshem ne sistemin e oksigjenit. Ky është konstatimi i kompanisë “Ego Elsa” e cila ka kontratë me QKUK-në për mirëmbajtjen e sistemit të oksigjenit ne pavijon.

Më datën 11 korrik, 6 ditë pas vdekjes së dyshimtë të katër pacientëve në Klinikën Infektive, është bërë një vlerësim i nivelit të oksigjenit në njësinë intensive dhe repartet E dhe F të kësaj klinike të cilat furnizohen nga i njëjti rrjet, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo provohet sipas nje dokumenti, lidhur me shkëmbimin e email-ave ndërmjet kompanisë “Ego Elsa” dhe zyrtarëve të shërbimeve teknike të QKUK-së. Kjo kompani ka kontratë me QKUK-në nga dhjetori i vitit të kaluar për mirëmbajtjen dhe servisimin e cisternave dhe rrjetit të gypave të oksigjenit në të gjitha klinikat.

Në këtë dokument kompania njofton zyrtarët e QKUK-së se pas vlerësimit të nivelit të oksigjenit më datën 11 korrik, është konstatuar se kujdesi intensiv dhe repartet E dhe F të cilat furnizohen nga i njëjti gyp, nuk kanë nivel të mjaftueshëm të shtypjes. Në dokument thuhet se sistemi i oksigjenit mund të furnizojë normalisht vetëm tre pacientë në respiratorë, ndërsa në reparte nevojiten floumetra.

“Pas kërkesës suaj për të bërë një kontrollë të kapaciteteve momentale në Klinikën Infektive të rampave kontrolluese deri tek outletet e sistemit të gazrave medicinale, ne japim një mendim në bazë të matjeve mekanike që kapaciteti i sistemit të furnizimit në Njësinë e Intensivës së bashku me repartin E dhe F, të cilat janë të lidhura në të njëjtën rampe kontrolluese për momentin furnizon normalisht me oksigjen 3 pacientë në Mjekimin Intensiv me respiratorë ndërsa reparti E dhe F me floumetra”, thuhet në këtë dokument.

Floumetri është një instrument i cili mundëson rregullimin dhe menaxhimin e nivelit të oksigjenit tek pacientët në reparte.

Zyrtarët në këtë shkëmbim të email-ave i kërkojnë kompanisë “Ego Elsa” të jap një mendim për ndonjë alternativë për furnizimin normal të pacientëve me oksigjen. Kompania ka kthyer përgjigje se mund të trajtohen 6 pacientë në respiratorë në intensivë, por me kusht që në reparte të mos ngarkohet sistemi i furnizimit me kapacitete maksimale.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga QKUK dhe kompania për këtë inspektim që është bërë më datën 11 korrik, 6 ditë pas ngjarjes tragjike ku ndërruan jetë 4 pacientë në Infektivë, por asnjëra palë nuk ka kthyer përgjigje.

Gazeta ka insistuar të dijë pse nuk është bërë një vlerësim i tillë edhe para datës 5 korrik, çfarë është duke bërë menaxhmenti i QKUK-së për ta rregulluar këtë problem, si dhe nëse do të vlerësohet niveli i oksigjenit edhe në njësi të tjera duke pas parasyshë se rënie të nivelit të oksigjenit ka pas edhe në Mjekësinë Sportive.

Kujtojmë se QKUK është duke i larguar pacientët nga Mjekësia Sportive të cilët po transferohen në Mjekimin Intensiv Qendror. Gazeta jozyrtarisht ka mësuar se një gjë e tillë është bërë pikërisht për shkak të nivelit të oksigjenit, pasi sistemi nuk ka mundur ta përballojë ngarkesën e madhe me pacientët e sëmurë me Covid-19.

Kujtojmë se më 5 korrik kanë ndërruar jetë katër pacientë në Klinikën Infektive. Dyshimet e para janë lidhur me rënien e nivelit të oksigjenit në intensivë ku po trajtoheshin pacientët. Stafi kujdestar në natën kritike kishte ftuar Policinë e Kosovës për të hetuar rastin pas dyshimeve pasi pacientët kishin vdekur në të njëjtën kohë. Rasti po hetohet edhe nga prokuroria e cila pati urdhëruar obduksionin për pacientët e vdekur, por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Trejsi Sejdini e “djeg” rrjetin, pozon me bikini dhe nxjerr në pah…

FOTO/ Trejsi Sejdini e "djeg" rrjetin, pozon me bikini dhe nxjerr në pah...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In