• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Spartanë” dhe minj

by Fatos Tarifa
27/10/2023 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Tarifa

Edhe më skeptiku e sheh se diçka po lëviz në këtë vend, se diçka e rëndësishme po ndodh. Edhe nëse nuk do që ta besojë, të paktën e sheh, e ndjen. Sepse shihet dhe ndihet. Metafora që kemi përdorur deri më sot në të folurën e përditshme dhe në diskurin publik (mungesa e dritës në fund të tunelit) duket se, pa kaluar shumë kohë, do të zëvendësohet me një metaforë të re.

Ata që s’ditën dhe s’mundën ta ndryshojnë këtë vend

Partitë politike nuk e ndryshuan dot këtë vend  deri më sot. Kanë dështuar. Ose nuk kanë dashur, ose nuk janë ditur. Ose, ndoshta, as nuk kanë dashur, as nuk kanë ditur se si mund të ndryshohej shoqëria shqiptare në rrugë demokratike dhe se si mund të begatohej jeta e këtij populli.  Ata që u vunë në krye të partive jo e jo.

Me shumë pak përjashtime, ata qindra e mijëra deputetë që janë ulur në parliament në këto tri dekada u kanë shërbyer si ushtarë të bindur kryetarëve të partive të tyre dhe, shpesh herë, kanë marrë vendime e kanë votuar ligje që i kanë penguar, ose i kanë vonuar demokratizimin e jetës së vendit dhe politikat zhvillimore aftagjata të tij. Një pjesë e madhe e tyre për shkak të padijes; një pjesë tjetër për shkak të interesave të tyre që vinin e vijnë ndesh me interesin publik dhe me interesin kombëtar.

Kushdo e di se ata njerëz që janë ulur e ulen në parlamentin e vendit janë zgjedhur jo nga qytetarët, por nga kryetarët e partive politike kryesore. Ata u kanë shërbyer jo qytetatëve, por kryetarëve të partive që i kanë ulur në parliament, duke u shërbyer përunjësisht dhe krejt pa dinjitet.

Një pjesë e madhe kanë qenë tërësisht të paditur, për të mos thënë injorantë, edhe pse miku im i çmuar, i ndjeri Moikom Zeqo, i përmbajtur siç ishte, do të thoshte për ta se kanë “një inteligjencë nën mesataren”.

“Lideri” demokrat i ngujuar dhe “i trimëruar”

Këtë e shohim edhe sot, kur një pjesë e deputetëve socialistë nuk ndihen, ose fshihen pas kryetarit të tyre. Ata demokratë (demokratë të cilës parti?!) janë edhe më keq. Ata janë bërë lëmsh e li dhe s’merret vesh se ç’duan e ç’bëjnë për të arritur atë që mendojnë se duan.

Duan të rrëzojnë socialistët e të vijnë përsëri në pushtet? Por si? Me zgjedhje apo me dhunë? Sa janë dhe cilët janë? Ç’farë i motivon? Një ideologji? Një kauzë? Dëshira për pushtet? Me kë duan të vijnë në pushtet? Kush i drejton? Ku janë drejtuesit e tyre? Ç’ndodh me ta?

Qytetarët shqiptarë i njohin mirë se cilët janë e ç’përfaqësojnë. Ato rreth 600,000 vota që mund të kenë marë deri më sot nuk kanë qenë e nuk janë vota për ta si individë, as vota për liderin e tyre “historik” Sali Berisha.

Ky i fundit, i ngujuar nga frika në selinë-bunker të partisë së vet, këto ditë bën trimin, duke besuar se me këtë, ashtu si deri dje, kur ishte “koha e tij”, mund të sfidojë ligjin dhe drejtësinë e këtij vendi. Ai e di fare mirë se e sotmja nuk është koha e tij; e sotmja është koha e gjykimit të tij. Kjo e vërtetë e tmerron, e bën të ngujohet e të shfaqet vetëm para kamerave dhe një grupi të vogël gazetarësh. Ndërkohë, thotë se po përgatit kryesinë e partisë së tij dhe anëtarët e këshillit kombëtar të saj për “qëndresë”, për luftë deri në fund e me të gjitha mjetet kundër…drejtësisë së kapur nga Edi Rama…

Brezi i fëmijëve dhe i të rinjve që rriten sot në Shqipëri dhe brezat që do të vijnë do e kujtojnë e vlerësojnë Sali Berishën si Haxhi Qamilin, dhe dhunën e inspiruar prej tij, ashtu si dhe “kryengritjen” me të cilën kërcënon sot, si kryengritjet e “babës”. Dhunë anadollakësh.

30 demokratë “spartanë” dhe përpjekja e tyre e palavdishme

Por s’dua të merrem më tej me Saliun. Me atë po merret drejtësia, tek e cila unë, më në fund, besoj. Ai vetë është në një hall të madh, nuk di nga t’ia mbajë dhe s’e ndihmojnë dot as ata juristë, as ata analistë që dalin e flasin çdo mbrëmje në çdo kanal televiziv ku munden.

Këtu dua të them dy fjalë për ata rreth 30 deputetë “spartanë” që nuk i ndahen dhe që janë të vendosur ta mbrojnë liderin edhe me “trupat” e tyre. Të shohim nëse do të mundin, ose nëse do të qëndrojnë si “spartanë” deri në fund.

Habinë time me këta deputetë “demokratë” s’gjej fjalë më të përshtashme ta shpreh se sa me këtë shprehje popullore: Ku i çon mushka që vazhdojnë ta mbrojnë këtë Berishë të damkosur e të padëshiruar si nga partnerët tanë përtej Atlantikut, ashtu dhe nga shumica e qytetarëve të këtij vendi?

Shpjegimi që unë gjej si mjaftushmërisht të arsyeshëm është ky: Shumica e tyre:

(a) ose janë edhe ata të molepsur kokë e këmbë dhe, duke qenë bashkë (e pas Berishës), mendojnë e shpresojnë se mund t’i shpëtojnë drejtësisë, nëse kjo u vihet pas (si edhe disa deputetë apo ministra socialistë);

(b) ose janë “të zënë” apo “të kapur” nga Berisha, që ua di të gjitha zullumet që mund të kenë bërë dhe i tremben hakmarrjes së tij tribale e mizore po aq sa edhe drejtësisë;

(c) ose janë trushpëlarë e fanatikë pas një ideje dhe një njeriu që s’kanë të ardhme në këtë vend dhe në një shoqëri të vërtetë demokratike.

Ç’gjë tjetër, ç’motiv dhe ç’interes mund t’i mbajë ata të lidhur kaq “besnikërisht” pas një njeriu që jo vetëm s’ka të ardhme në politikën e këtij vendi, por mbi të cilin edhe e shkuara e tij qëndron kërcënuesshëm si shpata e Demoklut.

Minjtë që i trëmben tërmetit janë të parët që ikin

Një shok, i cili, ndërsa po shkruaja këto radhë, më pyeti se ç’po shkruaja këtë herë dhe unë i thashë subjektin që po lexoni, më sugjeroi se duhet të thoja dy fjalë edhe për Ilir Metën.

“Ka ikur”, më tha ai. “Ia ka mbathur nga frika sapo kuptoi se pas Berishës ishte radha e tij”.

E kisha dëgjuar këtë “lajm”, por jo të konfirmuar nga ndonjë burim i besueshëm ndaj edhe nuk mund të spekuloj. Por i thashë mikut tim:

Dihet se kush do rrijë e kush do ikë pas kësaj. Ky është një tërmet që sapo ka filluar dhe të parët që e ndiejnë dhe i tremben tërmetit janë minjtë. Ata që kanë ikur ose mund të ikin (Llalla apo Ahmetaj dje, Meta nëse është e vërtetë sot apo kushdo tjetër), si minj erdhën (ngado që erdhën), si minj fshihen (kudo që janë), si minj do të përfundojnë (këtu nga ikën). Helaq dhe ne çark./dita

Next Post
Refuzoi të shkonte në gjykatë, avokatët: Për Berishën, mund të ashpërsohet masa e sigurisë deri në ‘arrest me burg’

Hetimi i SPAK/ Meçe: Miti i Berishës ka rënë. Kërkon të mobilizojë partinë kundër gjykatës, s'ka mbështetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shohim njerëz nga PS para drejtësisë, por nuk pendohemi për reformën”, Rama: Gjyqësori s’është më në duart e politikës

“Gënjeshtër e madhe nga padija”, Rama-protestuesve: Nuk po shkatërrojmë natyrën!

June 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Qershor 2026

June 9, 2026
“Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë”, Rama: Rrogat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe Kroaci

“Të refuzosh kapitalin a huaj, refuzon cilësinë”, Rama: Rrogat e turizmit në Shqipëri sa ato në Greqi dhe Kroaci

June 9, 2026
“Edhe Nano e përballoi burgun dhe…”, Rama në 35-vjetorin e PS: Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt, sado i padrejtë të na duket ne

Rama: 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen

June 9, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

Trump ka parashikuar 37 herë deri më sot marrëveshje me Iranin…

June 9, 2026
“Arsimi profesional, shtylla e ekonomisë”, ambasadori gjerman: Investojmë 14 mln euro për një sistem më modern

“Arsimi profesional, shtylla e ekonomisë”, ambasadori gjerman: Investojmë 14 mln euro për një sistem më modern

June 9, 2026
Publikoi tezën e Gjuhës dhe Letërsisë në TikTok, përjashtohet maturanti në Kukës

Publikoi tezën e Gjuhës dhe Letërsisë në TikTok, përjashtohet maturanti në Kukës

June 9, 2026
Donald Trump, “tullë” në gjumë gjatë finales së NBA. Video bën xhiron e rrjetit!

Donald Trump, “tullë” në gjumë gjatë finales së NBA. Video bën xhiron e rrjetit!

June 9, 2026
Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

Konferenca e PPE, Berisha: Shqipëria në krizë, nevojitet qeveri kujdestare

June 9, 2026
Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis

Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In