• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spartak Ngjela: PD-LSI, friksuar prej ngritjes së SPAK

by Java News
28/04/2019 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipërinë e ka kapluar një krizë e thellë politike në një kohë kur reforma në drejtësi po bën hapa përpara. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë në rrugë për të protestuar dhe për të rrëzuar qeverinë. Të shumtë janë ata që mendojnë se opozita kërkon të largohet mazhoranca dhe të vijë në pushtet për të penguar zbatimin e reformës në drejtësi. I këtij mendimi është edhe avokati Spartak Ngjela.

Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, Ngjela komentoi marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë mes PD dhe LSI. Duke e cilësuar këtë marrëveshje si një idiotësi, ai deklaroi se ata janë bërë bashkë për të shpëtuar nga drejtësia. Megjithatë, avokati theksoi se çdo tentativë e tyre është e kotë sepse Struktura e Posaçme Antikorrupsion është pothuajse gati dhe shumë shpejt politikanët e korruptuar do të përballen me veprat e tyre. Ai iu sugjeroi që të gjejnë një avokat sepse dita kur do të japin llogari po afron.

“Politika jonë nuk është për moral, por për pushtet. Ata e bënë këtë koalicion për të ardhur në pushtet, por është marrëveshja e parë kundër zgjedhjeve. Zakonisht marrëveshjet bëhen për të hyrë në zgjedhje, ndërsa këta bënë budallallëkun, bëjnë marrëveshje kundër zgjedhjeve. Janë njësoj si Enver Hoxha që thoshte nuk shkoj në OSBE se nuk është populli, kur dihej botërisht që OSBE për popullin ishte. Njësoj janë edhe këta.

I thonë popullit do bllokojmë zgjedhjet, kur zgjedhjet janë për popullin. Thjesht po bashkohen për të shpëtuar nga ndëshkimi për korrupsion, por unë them që më mirë të gjejnë një avokat sepse SPAK është shumë afër. Vetëm 1/3 e SPAK ka ngelur pa ngritur, çdo gjë është gati. Dita e përballjes së tyre me veprat e korrupsionit po afron”, deklaroi Spartak Ngjela.

Bllokimi i zgjedhjeve të 30 qershorit

Sa iu takon kërcënimeve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim se do të bllokojnë zgjedhjet e 30 qershorit, avokati Spartak Ngjela u shpreh se këto janë paralajmërime të kota. Sipas tij, ata nuk janë të aftë të bëjnë asgjë. Së pari sepse ndërkombëtarët i kanë të gjithë kundër dhe së dyti sepse qytetarët nuk i ndjekin pas në aktet e tyre të dhunës.

Për Ngjelën çdo protestues që iu bashkohet tubimeve të opozitës dhe tenton trazira është i paguar nga krerët opozitarë, por theksoi se në zgjedhjet e 30 qershorit, sado t’i paguash njerëzit, ata nuk mund të sakrifikojnë lirinë e tyre dhe të shkojnë në burg.

“Edhe këto paralajmërimet për trazira i kanë të kota sepse asgjë nuk bëjnë dot. Me trazira nuk e dëmtojnë dot qeverinë. Nuk u shkon pas mbrapa atyre. Edhe sikur 100 mijë lekë t’iu japësh qytetarëve që të bëjnë rrëmujë ditën e zgjedhjeve, nuk të vjen njeri sepse shkon në burg pastaj.

Sepse dihet që të gjithë të ata që shkojnë në protesta janë të paguar për të bërë dhunë, por këtë herë 100 mijë lekëshi nuk i shpëton dot. Ata dihet pse duan trazira, kërkojnë të shpëtojnë veten. Duan të dalin kundër reformës në drejtësi sepse i tremben, por nuk ja dalin dot. Nëse bëjnë rrëmujë ditën e zgjedhjeve, dihet që ndërkombëtarët do i kenë kundër.

Ata kundër i kanë, asnjë ndërkombëtar nuk kanë pas vetes”, tha Ngjela. Pak ditë më parë avokati i akuzoi opozitarët që duan destabilizimin e vendit se janë të lidhur me Rusinë. “Në Tiranë, krerët e politikës janë kundër interesit kombëtar. Vodhën. Dhe tani duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Këtë duan të bëjnë. Por janë të mbaruar. Te Rusia e kanë shpresën. Si gjithmonë, njëlloj si shitësit e mëdhenj të interesit kombëtar shqiptar”, deklaroi Spartak Ngjela.

Next Post
Pëllumb Xhufi e akuzon hapur Tufën: Po shantazhojnë qytetarë të ndershëm

Pëllumb Xhufi e akuzon hapur Tufën: Po shantazhojnë qytetarë të ndershëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In