• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spartak Ngjela: Me këtë PD dhe opozitë nuk e mposhtin dot Erion Veliajn në kryeqytet

by Java News
15/11/2022 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një interviste për Top News, avokat Spartak Ngjela theksoi se PD është një parti e përçarë, ndërsa PS është një parti shumë e fuqishme, fakt ky i ditur botërisht nga banorët e Shqipërisë dhe jo vetëm.

Pjesë nga intervista e avokatit:

Pyetje: Emrat që janë artikuluar deri tani për bashkinë e Tiranës, ku duket që janë dhe fokusi i PD, mund t’ia dalin përballë z. Veliaj?

Ngjela: Nuk ia dalin dot.

Pyetje: Përse? Nuk janë kandidatë me potencial politik?

Ngjela: Është parti e fuqishme, kot që ta zgjasim muhabetin. Kjo është e përçarë, prandaj. PD është e përçarë, janë dy PD. Një është ligjore, një është fantazmë. Gjithsesi është çarje e brendshme.

Do të dalin me dy kandidatura, ky prandaj e ka marrë Metën që të dalë me Metën. Kurse Alibeaj do të dalë me të vetët. Si do të fitojnë?!Ma tregoni si do të fitojnë?! Janë të përçarë. Nëqoftëse tërhiqet Saliu, në funksion të përmirësimit të partisë së tij, dhe të bashkohet PD-ja dhe Alibeaj dhe Gjekmarkaj t’i drejtohen të djathtës shqiptare që është në perëndim…Ju nuk e dini se sa intelektualë të nivelit të lartë ka Shqipëria sot në perëndim.

Bota akademike është shumë e fuqishme, janë nëpër universitete profesorë, janë avokatë, janë filozofë, nëpër katedra. Nëqoftëse ky tërhiqet dhe Alibeaj i thërret ata që të formojë një fluks politik të nivelit të lartë, akademik, që e njohin politikën si shkencë jo si pasion për të ardhur në pushtet, atëherë katër muaj zgjat pushteti i Ramës.

Kurse kështu siç janë nuk bie kurrë PS dhe PS ju e dini, jua kam thënë dhe është e provuar. Rama do Saliun. Pse. E di që krijon vakum djathtas në vota. Po ata nuk duan këtë gjendje.

Jua thashë pse ta zgjasim? Nuk e kanë me zgjedhjet. E kanë me rrezikun që ju vjen nga Uashingtoni. E kalojnë dot? Unë them Jo. Kaq, kjo mbaron si pyetje- tha avokati.

/s.f

Next Post
Braçe sërish me kritika: Tregu ynë i deformuar, kemi shoqata që funksionojnë si kartele në përcaktimin e çmimeve

Braçe kërkon transparencë për projektin e Portit të Durrësit: Sa janë taksat që do paguajë investitori dhe a ka kompani offshore në mes?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In