• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spartak Braho kundër Agron Tufës: Është fashist që vjedh vrer mbi heronjtë e luftës!

by Java News
13/04/2019 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Spartak Braho detyrohet t’i rikthehet një polemike me Agron Tufën, drejtorit aktual të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Arsyeja është fare e thjeshtë:

Një agresivitet i paparë i Tufës kundër deputetit Braho, pasi ai kundërshtoi një rezolutë të propozuar nga Instituti i drejtuar prej Tufës, ku njolloset dhe dënohet lufta antifashiste nacionalçlirimtare dhe cilësohen si kriminelë dëshmorët dhe heronjë e kësaj lufte.

Dhe lista ku jane 265 dëshmorë, heronj dhe udhëheqës të asaj lufte nga instituti i Tufës cilësohen si kriminelë.

Por çfarë mendon Deputeti Spartak Braho lidhur me këto pretendime?

 – Zoti Braho, polemika që ju po zhvilloni prej disa ditësh me Agron Tufën, drejtorin e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka dominuar në shtypin shqiptar. Mbase mund të shmangej një polemikë e tillë?

– Po, mund të shmangej nëse pinjollët e ish-kolaboracionistëve të Luftës së Dytë Botërore nuk do të gjallëroheshin kaq egërsisht kundër luftës sonë antifashiste, më e lavdishmja në historinë tonë, dhe kundër dëshmorëve dhe heronjve të asaj lufte. Kjo ishte dhe arsyeja që unë reagova në atë mënyrë që tashmë e dinë të gjithë dhe do t’i përmbahem atij qëndrimi deri në fund. Deri në shkarkimin e Tufës…

– Pse këmbëngulni aq shumë tek Tufa? Në fund të fundit ai është një individ, është një shkrimtar dhe ka mendimin e tij?

– E ke gabim. Agron Tufa është një fashist aktual në Tiranë. Unë nuk e njoh fare si person dhe nuk kam asnjë interes ta di se cili është. Unë thjesht e përfytyroj si një njeri të veshur me këmishë të zezë si ato të Musolinit që vërdalliset e vjell vrer nëpër Tiranë. Mirëpo, ky fashist, tashmë ka një status: është drejtor i një instituti që financohet nga qeveria. Prandaj dhe unë denjoj të përballem me të duke i bërë apel edhe kolegëve të mi që të mos i mbajnë iso këtij fashisti…

– Të jetë i vetëm Tufa në këtë nismë?

– Jo. Ai nuk është i vetëm si fashist. Ai është pjesë e bandës fashiste të Sali Berishës që u shfaq në horizont qysh në vitin 1990 dhe vazhdon t’i shkaktojë dëme të pallogaritshme këtij vendi dhe këtij kombi…

– Është një etiketim i rëndë ky. Në fund të fundit ai është një ish-i përndjekur politik i regjimit të kaluar…

– Agron Hajredin Tufa nuk ka qenë as i dënuar dhe as i persekutuar politik i regjimit të kaluar. Atë që ai paraqit si persekutim politik është e gjitha një farsë. Babai i tij thuhet se është dënuar disa vjet me burg për një krim ordiner. Kurrsesi për politikë. Prandaj dhe unë e kundërshtoj qëndrimin e tij dhe sidomos të institucionit të tij… Do të kërkoj të zbardhet certifikata e këtij personi dhe të dalë në sy të gjithë opinionit se kë përfaqëson dhe ç’është në të vërtetë Tufa.

– Pse?

– Sepse vetë instituti që ai përfaqëson është antiligjor, është një apendiks i panevojshëm për shoqërinë shqiptare aktualisht i krijuar nga Sali Berisha në vitin 2010. Dhe, për më tepër, ky institut, nuk ka asnjë tagër ligjor që të dërgojë rezoluta për t’u miratuar në Kuvend. Dhe unë e quaj një poshtërsi dhe një provokim tejet të rëndë që në këtë vit jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut të paraqitet një rezolutë kundër luftës antifashiste. Sado i marrë dhe keqdashës të jetë Tufa,parlamenti ynë, kolegët e mi deputetë të majtë e të djathtë nuk duhet kurrsesi ta pranojnë dhe për më tepër ta miratojnë një rezolutë të tillë të marrëzishme.

– Zoti Braho, sot ne po botojmë një listë të gjatë me 265 emra të Institutittë Tufës që shpallen kriminelë të luftës. Më bën përshtypje fakti që aty nuk përfshihen kriminelë ballistë, por janë vetëm ata që njihen si udhëheqës dhe dëshmorë të asaj lufte. Si është e mundur?

– Fare thjeshtë. Unë sapo të thashë se Tufa është një fashist. Është një pinjoll ballistësh. Lista që ju do të botoni nuk ka nevojë për asnjë koment. Pse çuditeni që aty nuk ndonjë emër ballisti? Sepse sipas logjikës së Tufës heronjtë e vërtetë të asaj lufte ishin Isa Toska, Isa Manastirliu, Kadri Cakrani, Halil Alia, Hamit Matjani, Mit’hat Frashëri, Xhafer Deva, e sa e sa të tjerë të njohur botërisht për tre çerek shekulli si kriminelë dhe të flakur nga historia në koshin e plehrave. Botojeni listën dhe do të bindeni për këto që po them.

265 “kriminelët” e luftës Antifashiste sipas Tufës

Ja dhe një thagmë e Institutit që drejton Agron Tufa “Krimet e komunistëve gjatë Luftës 1941-1945”, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, është një monografi dokumentare e krimeve të luftës, nga vinin urdhrat e ekzekutimeve. Vetëm dukë e lexuar këtë listë, lexuesi do të bindet se deri ku shkon marrëzia e tyre. Thënë shkurt: Fshihet e gjithë historia e luftës antifashiste. Është një listë që nuk ka nevojë për asnjë koment.

Next Post
Detajet/ Ja pse FNSH shmangu përplasjen në pistë, si u vra Admir Murataj

Detajet/ Ja pse FNSH shmangu përplasjen në pistë, si u vra Admir Murataj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

August 26, 2026
Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

Të ardhurat publike rriten me 31% në 3 vjet, Malaj: Objektivi, +1.2 miliardë euro deri në fund të vitit

August 26, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

August 26, 2026
Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Detajet e arrestimit! Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

August 26, 2026
Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

Lojërat Mesdhetare, Donjeta Sadiku kualifikohet në finale

August 26, 2026
Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

Shqipëria eksporton 991 GWh energji në 3 muaj, rritet prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e rinovueshme

August 26, 2026

Fitojmë më shumë se humbasim nga euro rekord e ulët?

August 26, 2026
I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

I shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi. Shoqërohej nga ish-zyrtari i përjashtuar nga Policia

August 26, 2026
Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Detajet e krimit në Greqi: Shqiptarja u vra nga ish-bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

August 26, 2026
KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

KLGJ vendos rritjen e pagave të gjyqtarëve, efekti financiar nis nga 1 gushti

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com