Pak ditë më parë u bë publik lajmi i dekorimit larg vëmendjes së medias i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, nga kryeministri Edi Rama, në një ceremoni sekrete, me praninë e një rrethi të ngushtë njerëzish.
Në fakt, deri pak ditë më parë askush nuk do ta mendonte aksioni i mazhorancës ndaj kreut të SHISH do të përfundonte me një dekoratë apo medalje në qafën e këtij të fundit, për rezultate të larta në detyrë.
Ndrysihimi në raportet mes Ramës dhe Visho Likës pësuan një kthesë, në ceremoninë e ekspozimit të Shtëpisë me Gjethe
Lidhur me dekoratën ndaj Visho Ajazit nuk ka pasur asnjë përgënjështrim si nga Kryeministria ashtu edhe nga vetë SHISH. Po ashtu asnjë nga deputetët e mazhorancës nuk ka pranuar të flasë për këtë. I vetmi që ka thyer heshtjen duket se ka qenë Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Në një prononcim për gazetën “Sot”, Braho ka ironizuar këtë ceremoni, teksa thotë se “spiunët”, në praktikën botërore nuk dekorohen hapur.









