• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Spartak Braho: Çfarë fola me Ballist Morinën në qeli

by
13/10/2015 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, njëherësh edhe deputet i LSI Spartak Braho festoi dje kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Evropian, me ndoshta tifozin më të çmendur kuqezi, Ballist Morinën, i cili ndodhet pas hekurave.

Për Brahon, Ballisti edhe pse u kap me 2 armë pa leje, rasti i tij duhet parë përmes rrethanave lehtësuese për disa arsye.

Në një intervistë për “Panorama”, Braho shprehet se tifozi kuqezi nuk përbën rrezik publik, edhe pse është ndaluar për armëmbajtje pa leje. Mbajtja e armës nga ana e Morinës, sipas Brahos, ka ardhur nga një gjendje e rëndë psikologjike e krijuar pas kërcënimeve që ai mori pas ngritjes së dronit dhe mosofrimit të mbrojtjes nga institucionet shtetërore.

“I shtyrë nga ndjenja humane dhe njerëzore, unë shkova dhe e vizitova Ismailin jo vetëm për të ndarë fitoren dhe kualifikimin e ekipit kuqezi, të cilën ai e kishte pritur me shumë dëshirë, por dhe për faktin se Ismail Morina është një shtetas shqiptar, i cili duhet respektuar për ndjenjat e tij patriotike të shprehura edhe në atë mënyrë. Por ai duhet respektuar edhe për faktin se ai, një kryefamiljar, ka lënë në mes të katër rrugëve gruan e tij italiane dhe dy fëmijët e tij me shtetësi italiane pa asnjë mjet jetese.” Shprehet Braho

Sipas Kreut të Komisionit të Sigurisë, argumenton se armët pa leje që iu kappën Morinës, justifikohen me faktin se ai ndjehej i kërcënuar për dronin e ngritur në Beograd.

“Natyrisht që çështja e tij për të cilën është arrestuar Ismail Morina është nën gjykimin e organeve shqiptare të drejtësisë dhe vizita ime nuk ka të bëjë me ndonjë ndikim në këtë çështje. Por unë u vura në dijeni se ai prej kohësh ndihej i kërcënuar dhe nën presion të vazhdueshëm, rrethana të cilat kishin krijuar tek ai psikozën e hakmarrjes dhe psikologjikisht ishte i tronditur dhe i pasigurt që nga ngjarjet e Beogradit. Kjo ishte dhe arsyeja që megjithëse kishte kërkuar nga organet shtetërore mbrojtje, nuk i ishte siguruar ajo. Nën këtë presion ndaj një hakmarrjeje të mundshme për shkak të dronit të ngritur në Beograd, Ismail Morina mbante me vete një pistoletë të vjetër për t’u mbrojtur ndaj ndonjë sulmi që mund t’i bëhej.” tregon Braho

Next Post

Shehi: Fajtorët për humbjen e PD-së në zgjedhje të kërkohen te ish-ministrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com