• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“S’paraqet rrezik”/ Trump i rikthehet fushatës: Ndihem aq i fuqishëm sa mund të puth të gjithë audiencën

by Java News
13/10/2020 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA Donald Trump ka rezultuar negativ për COVID-19 dhe ai nuk paraqet më rrezik për ta transmetuar virusin, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë të hënën, 10 ditë pasi zoti Trump njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi.

Në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë vetëm disa orë para se zoti Trump të rifillonte tubimet e fushatës, Dr. Sean Conley tha se presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW.

Ndërkohë presidenti Trump i është rikthyer sërish në fyushatën elektorale amerikane, pasi ai u diagnostikua i infektuar me koronavirus.

Ndërsa, sondazhet tregojnë se Trump ka humbur goxha pikë në sondazhe ndaj rivalit demokrat Joe Biden, në kohën që u njoftua se ai ishte me Covid-19, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Trump arriti në tubimin në natyrë në Sanford, Florida, i pari nga të gjashta të planifikuara për këtë javë, pa një maskë mbrojtëse. Ai foli para mbështetësve, shumica pa mbulesa mbrojtëse të fytyrës dhe foli vazhdimisht për shërimin e tij nga koronavirusi.

“Unë e kalova atë (koronavirusin) tani. Ata thonë se jam imun. Ndihem kaq i fuqishëm”, i tha Trump turmës. “Unë do të puth të gjithë në këtë audiencë, do të puth djemtë dhe gratë e bukura, do t’ju jap një puthje të madhe”.

Kthimi i Trump në tubimet e fushatës së tij nisi një sprint tre-javor për zgjedhjet e 3 nëntorit. Presidenti republikan, 74 vjeç, po kërkon të ndryshojë dinamikën e një gare që sondazhet e opinionit kombëtar dhe disa sondazhe kryesore të shtetit tregojnë se ai po humbet ndaj Biden, i cili është 77 vjeç.

Koronavirusi ka shkaktuar në Amerikë një kaos të vërtetë, sipas ekspertëve. Covid-19 ka vrarë më shumë se 220 mijë njerëz në SHBA, kurse miliona persona kanë dalë të papunë.

g.kosovari

Next Post
Rama flet para Asamblesë së PS: Mandati i tretë na duhet për Shqipërinë, s’jemi e keqja më e vogël

Rama publikon shifra për situatën kriminale në Shqipëri: Në 2012 u shënuan 126 vrasje ndërsa në 2019 u regjistruan 58

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In