Arkeologët në Spanjë kanë zbuluar mijëra monedha romake në një zonë ndërtimi në qytetin jugor të Tomares, në periferi të Seviljes. Lajmi është bërë i ditur sot nga media lokale.
“Monedhat prej argjendi dhe bronzi datojnë nga shekulli III dhe IV pas Krishtit”, deklaroi Ana Navarro, drejtoreshë e Muzeut Arkeologjik të Seviljes. “Pesha e tyre është rreth 600 kilogramë”, shtoi ajo. Monedhat u gjetën në 19 amfora, që përdoreshin shumë nga romakët dhe grekët antikë.