Spanja shënon një rritje të lehtë të viktimave nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka njoftuar ditën e soteme se të paktën 331 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave 23.521.
NDërkohë gjatë të dhënave për pideminë, Ministrina e Shëndetësisë deklaroi se Madridi është më i prekuri. Gjithashtu këtë hënë ministria bëri të ditur për herë të parë, se gjithsej 114.081 njerëz kanë kërkuar shtrimin në Spanjë për koronavirus.
Ndëra 100 mijë persona kanë fituar betejën me koronavirusin në Vend.
Kujtojmë që Spanja është një prej vendeve më të goditura në Europë nga koronavirusi, pas Italisë.
Por prej javësh gjendja ka nisur të qetësohet se tashmë numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm si edhe numri i rasteve të reja.
Për këtë shkak tashmë Qeveria spanjolle ka nisur me lehtësimin e masave hap pas hapi gradualisht.
Por ditën e djeshme numri ditor i të vdekurëve ishte më i ulët, ku u shënuan vetëm 288 viktima.
Edhe numri i rasteve të reja ka pësuar rritje, ku nga 207.634 që ishin ditën e djeshme, sot numri total i të sëmurëve ka arritur në 209.465.
g.kosovari