• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Spanja po e paralajmëron njohjen e Kosovës si shtet?

by Java News
20/11/2021 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta spanjolle “The Objective” shkruan sot se kreu i Qeverisë së Spanjës, Pedro Sanchez, është duke përgatitur një kthesë historike sa i përket pozitës së Madridit zyrtar për Republikën e Kosovës. Sipas kësaj gazete spanjolle një lëvizje e tillë do të nënkuptojë edhe pranimin de-fakto të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Një raportim të tillë “The Objective” e mbështet në burime diplomatike të cilat thonë se Spanja pritet që të hap një Zyrë Tregtare dhe Kulturore në Prishtinë. Gazeta thotë se një veprim i tillë do të bëhet duke ndjekur modelin e Franco-s me BRSS-në, pra pa nënkuptuar njohjen e plotë.

Megjithatë, burime diplomatike nga Zyra për Informim Diplomatik i kanë thënë gazetës se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin derisa thonë se të tjera ide janë duke u studiuar.

Lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja dje ka folur edhe Sekretari i Shtetit për BE-në, Juan Gonzales-Barba, i cili e ka bërë të qartë se Spanja nuk do ta njohë diplomatikisht Kosovës derisa s’ka një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Por numri tre i diplomacisë spanjolle për herë të parë ka hapur derën për bashkëpunim me institucionet e Kosovës. Ai ka thënë se Spanja dëshiron që të jetë më e involvuar në rajon dhe një strategji e tillë do të ishte e çalë nëse vazhdohet me injorimin total të Kosovës.

“Duhet bërë disa marrëveshje kompromisi dhe ne jemi duke shqyrtuar pikërisht disa forma pa njohur shtetet anëtare”, ka thënë ai .

Gonzalez-Barba ka thënë se vendimi i Spanjës “do të merret shpejt dhe do të bëhet publik”, duke nënkuptuar se një hap diplomatik është i pashmangshëm.

“Sigurisht, ne do të përpiqemi të sheshojmë rrethin. Ne duam që vendimi të kuptohet nga Serbia, partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor, “shtoi ai, duke ditur sesa e ndjeshme është kjo çështje në Beograd.

“Ne duam të kontribuojmë në përpjekjet e të gjithë vendeve anëtare dhe të dërguarit të Përfaqësuesit të Lartë – ish-Ministrit të Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak – për të arritur marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë se përpjekjet tona do të njihen dhe vlerësohen nga vendet e Ballkanit. “, përfundoi ai. /Express

Next Post
8 vjetori i vdekjes së Olldashit/ Ish deputeti mesazh të ‘koduar’ për PD e Bashën: Kol, më the do vijë një ditë dhe do shohim …!

8 vjetori i vdekjes së Olldashit/ Ish deputeti mesazh të ‘koduar’ për PD e Bashën: Kol, më the do vijë një ditë dhe do shohim …!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In