• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spanja merr presidencën e BE: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës nuk ndryshon, aleatët e dinë mirë…

by A R
01/07/2023 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spanja ka marrë më 1 Korrik udhëheqësinë e presidencës të Këshillit të Evropës të Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në Dhjetor të këtij viti. Një ditë më parë, ambasadori i Spanjës në Beograd, Raul Bartolome Molina, theksoi se qëndrimi i vendit të tij është i qartë: Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa mbështet tentimet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky qëndrim nuk ka ndërruar, as nuk do të ndërrojë, dhe të gjithë aleatët tanë e dinë këtë shumë mirë”, tha Bartolome më 30 Qershor.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron. Sipas rendit të paracaktuar, Spanja mori presidencën e BE-së për gjashtë muaj pas Suedisë që e kishte pasur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Qysh më 9 Janar, Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian kishte nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas procedurave në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga Komisioni Evropian që të përpiloj mendimin se ai përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE me 15 Dhjetor.

Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtojë atë kërkesë por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Pastaj atë dosje në duar e ka pasur Presidenca suedeze. Është e paqartë se si do të vazhdohet puna lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim gjatë gjashtëmujorit të presidencës së Spanjës si vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Pedro Sanchez filloi presidencën gjashtëmujore të Spanjës me Bashkimin Evropian me një vizitë rrufe në Kiev të shtunën për të nënvizuar mbështetjen e bllokut ndaj Ukrainës përballë pushtimit nga Rusia. Ndërkohë, duke folur një ditë më parë në Bruksel, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se “lufta në Ukrainë do të jetë një nga prioritetet e mëdha të presidencës sonë”.

Më 1 Korrik, Sanchez e filloi presidencën e Spanjës të Bashkimit Evropian duke vizituar Kievin. Kjo ishte hera e tretë e Sanchezit në Kiev që kur Rusia nisi pushtimin e saj të paprovokuar në shkurt të vitit 2022.

Përveç Ukrainës, Spanja shpreson të bëjë përparim në disa çështje kryesore të BE-së gjatë presidencës së saj, e cila përfundon më 31 Dhjetor.

Sanchez beson se BE-ja do ta finalizojë një pakt kontrovers lidhur me migracionin, pavarësisht dallimeve të vazhdueshme brenda bllokut 27-vendesh ende të dukshme. Vitin e ardhshëm, presidencën e BE-së do ta kenë Belgjika dhe Hungaria.

/a.r

Next Post
“Nëse muxhahedinët duan luftë, të largohen nga Shqipëria!”/ Rama për ‘Der Spiegel’ pas tensioneve në kampin MEK

“Ta detyrojmë Serbinë të pranojë planin franko-gjerman”, Rama: Kurti nuk fiton dot duke bërë Don Kishotin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In