• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spanja heq vulën apostile, Bushati: Greqia të marri shembull

by A R
03/02/2017 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë, një tjetër vend anëtar i BE-së, Spanja, fillon zbatimin e regjimit pa legalizim të dokumenteve me Shqipërinë, sipas Konventës së Hagës. MPJ shprehet se ky hap do t’i kursejë shtetasve tanë kohë dhe shpenzime.

Duke marrë në konsideratë modernizimin dhe garancitë e rregullshmërisë së dokumenteve që lëshohen nga administrata shqiptare, Spanja vendosi të pranojë zbatimin reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, i njohur si regjimi i Apostille-s.

Tanimë, të gjithë dokumentet zyrtarë të prodhuar nga autoritetet e të dyja vendeve do të apostilohen pa pasur nevojë të legalizohen nga përfaqësitë respektive diplomatike.

Për çdo dokument të lëshuar nga institucionet shqiptare dhe që do të paraqitet në Spanjë do të kursehet tarifa e legalizimit nga autoritetet spanjolle, me vlerë 20 euro/dokument, si dhe koha e pritjes do të përgjysmohet.

Gjithashtu, dokumentet e prodhuara nga autoritetet spanjolle, për të qenë të vlefshme në Shqipëri, duhet të pajisen me vulën Apostille të lëshuar nga institucionet soanjolle, pa pasur nevojë të legalizohen në Ambasadën tonë në Madrid. Edhe në këtë rast, kursehen 20 euro/dokument dhe ulet ndjeshëm koha e pritjes.

“Në kuadër të reformës së shërbimeve konsullore po vijojmë përpjekjet për heqjen e legalizimit të dokumenteve edhe me vende të tjera të BE-së ku jetojnë shtetasit shqiptarë. Më posaçërisht, zbatimin reciprok të regjimit pa legalizim të dokumenteve, në pajtim me Konventën e Hagës e mezi presim edhe nga Greqia, si një sinjal të qartë të përkushtimit ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe standardeve të gjithpranuara në këtë fushë” – shprehet Ditmir Bushati.

Ministri i Jashtëm thekson se është shpresëplotë se do të ecet në këtë drejtim, pasi sipas tij çdo ditë punohet për të mundësuar shërbime konsullore të sigurta, transparente dhe me kosto të ulët, dhe jo më radhë të gjata dhe shërbime sipas xhepit. /b.d

 

Next Post
Festivali i orkidesë në Londër bëhet traditë që mbush 20-vjet

Festivali i orkidesë në Londër bëhet traditë që mbush 20-vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In