• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

by B K
06/06/2025 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të shpejta për të transportuar drogë nga Amerika e Jugut në Ishujt Kanarie. Policia spanjolle njoftoi se janë sekuestruar gati katër tonë kokainë dhe janë arrestuar 48 persona në Fuerteventura, Gran Canaria dhe Lanzarote.

Operacioni, i quajtur “Black Shadow”, u zhvillua me bashkëpunim ndërkombëtar midis agjencive të zbatimit të ligjit nga Europa, Amerika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas Europol-it, grupi kriminal përdorte anije kryesore të ngarkuara me kokainë nga Brazili dhe Kolumbia, ndërsa varkat e shpejta, të ashtuquajturat “narco-boats”, e merrnin drogën dhe e sillnin në Ishujt Kanarie. Banda gjithashtu përdorte një anije të braktisur në det të hapur si platformë furnizimi me karburant, duke rritur më tej kompleksitetin e operacionit.

Hetimet zbuluan përdorimin e sistemeve të koduara të komunikimit, përfshirë terminale satelitore, telefona të vështirë për t’u gjurmuar dhe gjuhë të koduar, për të shmangur zbulimin nga autoritetet.

Gjatë operacionit janë bastisur 29 prona, janë sekuestruar 69 mjete – përfshirë anije dhe jet ski – si dhe sasi të konsiderueshme parash dhe armë. Policia spanjolle tha se rrjeti ishte përgjegjës edhe për shpërndarjen lokale të drogës në Kanarie.

Next Post
“Kapni momentin”, eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshimet nga lart

"Kapni momentin", eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshimet nga lart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com