• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spami i LSI në emailin e maturantëve

by Drini Kuqo
05/06/2017 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Drini Kuqo*

Harrojini programet, qëllimet, premtimet, krahasimet apo zotimet për ndryshim.. diskursi i tre javëve të fundit përpara votimeve rrezikon të ngurtërohet tek kartat e identitetit të 18-vjeçarëve.

Një rastësi kafkiane bën që zgjedhjet e 25 qershorit të përkojnë këtë herë edhe me dy ngjarje të tjera madhore, e para është Kurban Bajrami, ndërsa e dyta provimet e Maturës, dita më e rëndësishme e jetës së rreth 40 mijë votuesve të herës së parë.

Të vendosur përballë kësaj sprove potencialisht jetëshkruese, shumë të rinj mund të ndihen të joshur nga oferta e LSI për t’i dhënë dorë: pyetjet në këmbim të ID-ve.

Një votë për një provim, pavarësisht sa moralisht i baltosur, është një propozim që mund të gjejë shumë dishepuj tek ajo masë të rinjsh pragmatistë, të ç’interesuar për politikën.

Fatmirësisht, janë të paktën tre pengesat e pakapërcyeshme që e bëjnë këtë ofertë të ngjasojë si dy pika uji me spamet e emaileve tona, me atë botë përrallash me mbret ku mund të fitosh një milionë dollarë me një klikim të vetëm.

Pengesa e parë ndaj këtij plani është qartësisht ajo politike. Supozojmë për një moment sikur të gjithë filtrat mbrojtës të dështojnë dhe maturantët të marrën pyetjet e tyre. Rezultatet habitshmërisht të larta do të tregonin qartë përmasën e trukimit dhe siç ndodhi në konkursin e juridikit në 2005-n, në 2008-n e po ashtu si herë të tjera, konkursi thjesht do të anullohej për të gjithë e do të përsëritej sërish.

Pengesa e dytë është ajo teknike. Provimet e maturës hartohen vetëm disa orë përpara se të mbahen, nga një komision i rastësishëm, emrat e studentëve janë të sekretuar, vlerësimi del nga skanimi që bën automatikisht një kompiuter, e asnjë mjet teknologjik nuk mund të mbahet në klasë. Aq e vështirë është bërë të kopiosh, sa që një vit më parë rreth 25% e maturantëve ngelën. Dhe të mos harrojmë, Ministria dhe komisionet kontrollohen nga Partia Socialiste, e interesuara numër një që të mos ketë asnjë manipulim.

E treta, është rezistenca e vetë maturantëve. Shumë prej të rinjve me rezultate të mira, do të jenë të parët që do të sabotojnë një ofertë të tillë, sado e vagullt ajo qoftë. Kush nga prindërit apo nga të rinjtë që kanë derdhur djersë për 12 vite me radhë, do të donte të shihte ngelësin e klasës në piedestal, përpara tij. Ndaj, edhe sikur të ndodhë, është praktikisht e pamundur që ky inskenim të kalojë pa ngjallur revolta të tilla, që do të kthenin përmbys të gjithë procesin.

Le të rikthehemi tek ajo që ndodhi sot, tek denoncimi ndaj LSI për përgatitjen e kësaj çorbe me maturantët. Janë 40 mijë ata që do të votojnë, një “armatë” e tërë votuesish që kjo forcë synon të joshë. E megjithatë, kjo përçapje e diskretituar pa u ngjizur mirë, duket se do të përfundojë si të gjithë emailet junk, ku një pseudobankier i ndodhur mijëra kilometra larg, të premton një milionë dollarë në këmbim të kartës së identitetit… Ky është spami i LSI në emailet e maturantëve.

Next Post
“Po bëhet luftë o vlla, bam bum” – përgjimet e policit të përfshirë në trafik droge

U prangos për bashkëpunim me kultivuesit e drogës, lirohet ish-drejtuesi i policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In