• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK zbarkon në KQZ: Dyshime për financime ruse e para të pista në periudhën kur PD drejtohej nga Berisha

by Java News
03/05/2024 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka ushtruar kontroll pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për financime nga fonde jo publike për Partinë Demokratike, referuar viteve 2009, 2011 dhe 2013, në kohën kur ky subjekt politik drejtohej nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Burime nga SPAK thanë për Liberale.al, se me datë 24 prill, 2024, prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, pas studimit të dosjes hetimore në ngarkim të shtetasve Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” është konstatuar nga ana e dy prokurorëve, se dy shoqëri përkatësisht Connext sh.p.k dhe Redcloud sh.p.k kanë ofruar shërbime për Partinë Demokratike në vitet 2009, 2011 dhe 2013, në periudha fushatash zgjedhore.

Në vijim të këtij hetimi, dy hetues të OPGJ-së, përkatësisht Besmir Karaxha dhe Ritano Nano kanë mësyer në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kontrolluar të gjitha dokumentet që mund të evidentojnë financime nga fonde jo publike për Partinë Demokratike; si donacione, financime që dyshohen nga kompani ruse, para të pista, por edhe shpenzime të raportuara, auditime, raporte financiare apo çdo akt tjetër financiar, referuar viteve 2009, 2011 dhe 2013.

Ligji “Për Partitë Politike”, nga njëra anë, përmes Nenit 21 të tij, i ndalon partitë politike të përfitojnë dhurime financiare e materiale nga qeveri, entitete publike ose private të huaja. Nga ana tjetër, ky Nen lejon dhuratat ose ndihmat që vijnë nga parti apo unione ndërkombëtare partiake, organizata apo fondacione politike, shqiptare dhe të huaja, individë, person fizik apo juridik shqiptar.

Ligji citon se dhurimi i fondeve jopublike, me vlerë më të madhe se 100,000 Lekë (afërsisht 720 Euro), duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme, të hapur në një bankë nga partia politike. Gjithashtu, ndalon përfitimin e fondeve jopublike, kryer nga subjekte që nuk deklarojnë identitetin e tyre apo identiteti i të cilave është i papërcaktuar qartë nga partia politike përfituese e fondit jopublik.

Mungesa e transparencës financiare të partive politike është ndër çështjet më shqetësuese gjatë gjithë tranzicionit politik në Shqipëri në 3 dekada. Vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë shprehin shqetësimin se prapa mungesës së vullnetit për transparencë fshihen fshihen financime të dyshimta dhe para të pista me origjinë nga grupet kriminale, të cilat më pas kapin shtetin me klientelizëm dhe korrupsion të nivelit të lartë.

Sali Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë kërkoi arrest shtëpiak për Berishën, duke thënë se ai e kishte shpërfillur vendimin e prokurorëve për të raportuar në SPAK çdo dy javë dhe për të mos u larguar nga vendi, derisa po hetohej për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së arrestit u bë pasi Berisha refuzoi të zbatonte masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar ato si antikushtetuese. Kodi i Procedurës Penale parashikon ashpërsimin e masës në raste të tilla.

Gjatë një jave, seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës u shty disa herë. Kërkesa e SPAK mbërriti pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor, por seanca u shty pasi përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me provat shoqëruese.

Po ashtu, avokatët e Berishës kërkuan disa herë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se ish-kryeministri Berisha ka qenë kryetar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1996, kur sipas tij është marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares Gjoka. Kërkesat u rrëzuan në vazhdimësi nga gjykata.

Berisha shërbeu si kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri më 2013, si dhe si president nga viti 1992 deri në vitin 1997.

Shtetet e Bashkuara në maj 2021 dhe Britania e Madhe në korrik 2022 ia ndaluan Berishës dhe familjarëve të tij të afër të udhëtojnë në këto dy vende, për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tij në korrupsion/Liberale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

November 28, 2026
VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

November 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tkurrja elektorale e partive aktuale dhe partitë e reja

November 28, 2026
20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

November 28, 2026
“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

November 28, 2026
U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

November 28, 2026
Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

November 28, 2026
Republika popullore e protestës

Revolucionarët pa kryetar dhe protesta me molotov

November 28, 2026
Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

November 28, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In