• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

SPAK zbardh takimin mes Dumanit dhe Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit

by Java News
19/03/2024 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka njoftuar takimin e kreut të këtij institucioni Altin Dumani me Ndihmës Sekretarin Amerikan Todd Robinson. Robinson nga ana e tij tha se SHBA-të do të vazhdojnë që ta mbështetësin Strukturën Antikorrupsion në Shqipëri. Ndrsa, kreu i SPAK Altin Dumani ka bërë një pasqyrim të veprimtarisë së SPAK-ut.

Njoftimi i SPAK:

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, zoti Altin Dumani, sot më datë 19.03.2024, në ambjentet e SPAK, priti zotin Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zyrës Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe zonja Aida Hajnaj, Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, zoti John C. Kastning, Drejtori i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OPDAT).

Gjatë takimit, Dumani, bëri një prezantim të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme, dhe treguesve të këtij institucioni mbi hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa zonja Hajnaj u ndal tek funksionimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe procesi i rivlerësimit të hetuesve të kësaj strukture.

Ndër të tjera Dumani falenderoi zotin Robinson për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar SPAK, duke filluar që nga themelimi i kësaj Strukture dhe në vijimësi në procesin e konsolidimit dhe specializimit të saj.  Zoti Dumani nënvizoi rolin e rëndësishëm dhe thelbësor që ekspertët e misioneve të asistencës dhe përfaqësuesve të agjencive ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë luajtur jo vetëm në zhvillimin e SPAK, por dhe në ndihmën e dhënë në bashkëpunimin ndërkombëtar me agjencitë ligjzbatuese partnere.

Nga ana tjetër, zoti Todd D. Robinson, vlerësoi ecurinë e punës dhe arritjet e Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon se mbështetja ndaj SPAK do të vijojë me të njëjtat ritme, me qëllim arritjen e objektivave ligjore të kësaj Strukture, që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me synimin e konsolidimit të shtetit ligjor dhe dhënies fund të kulturës së pandërshkueshmërisë.

/f.s

Next Post
Emrat/ Djemtë në hetim për trafik droge në Angli, Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e prindërve. Ja çfarë…!

Emrat/ Djemtë në hetim për trafik droge në Angli, Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e prindërve. Ja çfarë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In