• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK vijon hetimet për rekrutimet drejt Sirisë, të riatdhesuarit nuk ndihmojnë hetuesit gjatë marrjes në pyetje

by A R
16/08/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vitesh drejtësia shqiptare vazhdon hetimet per të zbuluar grupin e trafikantëve që merret me rekrutimin e burrave, grave dhe fëmijëve shqiptarë për ti dërguar ata në Siri dhe për ti bashkuar me ekstremistët islamik. Disa javëve më pare u riatdhesuan nga kampi Roj, 5 gra dhe 14 fëmijë të mitur. Pasi janë dërguar në qendrat e rehabilitimi dhe trajtimit me psikolog, gratë janë marrë në pyetej nga anti-terrori dhe oficerët e policisë gjyqësore në SPAK.

Burime bëjnë me dije nga organi i akuzës se në deklarimet e tyre ata nuk kanë dhënë emra konkret apo të shpjegojnë se kush janë personat që i dërguar në vendet e luftës. Duke qenë se të riatdhesuarit deri tani janë vetëm gra dhe fëmijë, burimet thonë që ata pretendojnë se nuk kanë dijeni dhe se kanë qenë bashkëshortët  e tyre ato që kanë pasur edhe kontaktet, me personat që i kanë dërguar në zonave të luftës në Lindjen e Mesme.

Deklarimet e tyre nuk u kanë ardhur në ndihmë hetuesive për të mësuar më tepër të dhëna mbi trafikantët apo për të zbuluar grupin kriminal. Nga ana tjetër burrat që kanë shkuar në Siri, ndodhen akoma në vendet e luftës, përkrah ekstremistëve islamik ose dyshohet se mund të kenë humbur jetën në luftë.

Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet dhe për këtë do të ketë intervista të herë pas hershme me të riatdhesuarit që të mund të përftohen informacione, që do të ndihmonin hetuesit  për ngritjen e akuzave ndaj personave që mund të jenë përfshirë në indoktrinimin dhe nxitjen e ekstremizmit ndaj shqiptarëve që kanë braktisur vendin duke iu bashkuar luftës në Siri.

Deri më tani në vendin tonë janë kthyer 24 persona gra dhe fëmijë. Po ashtu më shumë se 30 të tjerë ndodhen në kampet e ferrit në Siri. Për rekrutimin e personave nga vendi ynë dhe më pas trafikimin e tyre drejt vendeve të luftës ish-gjykata e krimeve të rënda ka dënuar disa persona që vepronin kryesisht në Cërrik dhe në Lushnjë, mes tyre është edhe Genci Balla, që prej më shumë se një vitit ndodhet në regjimi të posaçëm.

/a.r

Next Post
Familja e Musa Shimës hyn në shtëpinë e re, Veliaj: Kemi dalë faqebardhë nga kjo histori

Familja e Musa Shimës hyn në shtëpinë e re, Veliaj: Kemi dalë faqebardhë nga kjo histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In