• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK-ut i thonë organizatë kriminale, në darkë aty dorëzojnë kallëzimet”, Shehi: Ndarja me Berishën jo vetëm për non-gratën!

by B K
03/12/2024 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur lidhur me përpjekjet e një grupi partish opozitare për të krijuar një pol të tretë.

Megjithatë ajo që i pengon është kodi zgjedhor i dakordësuar mes PD dhe PS. Shehi shpreson për një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila të vendos hapjen e listave, që do ishte e rëndësishme për qytetarët.

“Unë uroj që po, por shumë gjëra do varen nga vendimi i Gjykatë Kushtetuese që do jetë nesër. Kemi shpresë të hapen listat, e do jetë e rëndësishme dhe ligji zgjedhor, për partitë e vogla të bëjnë një listë të vetën. Do ishte ndihmë e madhe për ti dhënë shtysë procesit. Jam optimist që do mbërrijmë në një marrëdhënie të re që duhet të bashkëpunojmë të gjithë palët bashkë për alternativë tjetër opozitare. Do ishte e vështirë dhe për qytetarët, një bashkim i gjithë forcave do e thjeshtonte problemin. Kjo është beteja jonë më e rëndësishme.”-tha Shehi në ‘Studio Live’.

Ajo që e ndan me Berishën nuk është thjesht shpallja non-grata, ndërsa thekson se opozita nuk duhet ta mbështesë entuziasmin e saj në mundësinë e heqjes së non-gratës ndaj Berishës për shkak të ardhjes së Trump në pushtet.

“Nuk jam ndarë me Berishën për non gratën. Është histori e konsumuar. Të lëmë pastaj moshën, gabimet. Plus të drejtën për të pasur njerëz të rinj, ide të reja. Nuk është çështje gratë non gratë. Uroj t’ja heqë por është hipotezë e largët. Ky lloj entuziasmi, duhet mbështetur tek mbështetja popullore, nuk mund të jetë historira fanta-politike në disa lloj skemash sikur gjithë bota merret me ne.
Opozita të mos e mbështes entuziasmin e vet në këtë punë, pastaj do fillojnë me historira na e bëri ky apo ai. Janë këto probleme do dalin të tjera. Po nuk u hoq. Nuk më duket serioze. Në rastin personal do doja tja heqin. Nuk është fort logjike të mbyllet në këtë mënyrë. Nuk mendoj se kjo është shina ku duhet të eci opozita shqiptare. Qeveria ka korrupsionin në majat më të larta. Përditë arrestohen njerëz, është maja e ajsbergut, imagjino ç’ndodh.”-shton më tej ai.

Nga ana tjetër, ai nuk është dakord që PD dhe aleatët e saj nga njëra anë akuzojnë SPAK si organizatë kriminale, ndërsa kallëzimet i bëjnë po te ky institucion.

“Këta thonë që SPAK është organizatë terroriste pastaj letrat po në SPAK i dorëzojnë në darkë. Me këtë ndahemi. Por edhe ndahemi për raportet me komunitetin ndërkombëtar. Tjetra është mënyra si duam të bëhemi pjesëmarrës të politikës, me këtë lloj marrëveshje PD PS për të mbyllur listat. Që nuk i jep mundësi shqiptarëve të votojnë përfaqësuesit tanë. Por na bashkon lufta kundër qeverisjes socialiste të Edi Ramës. Por na ndajnë disa gjëra të tjera që nuk mund të kapërcehen. Prandaj na duhen të ndërtojmë një pol tjetër për të afruar rininë, me duar të pastra.”-tha Shehi.

Next Post
Paralajmëron NATO: Do të marrim masa për të parandaluar aktet sabotuese të Rusisë dhe Kinës!

Paralajmëron NATO: Do të marrim masa për të parandaluar aktet sabotuese të Rusisë dhe Kinës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

February 5, 2026
“Veliaj paguan avokatë amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

“Veliaj paguan avokatë amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

February 5, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pse emigranti nga Librazhdi u zhgënjye me Kanadanë?

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In