• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK-un nuk e shoh si Gestapo”, Veliaj: Nëse më thërrasin prokurorët, do të shkoj!

by A R
11/04/2024 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se nuk është thirrur në SPAK, megjithatë u shpreh se nuk e ka aspak problem dhe në momentin që do të thirrjet do të shkojë.

“Edi Rama po i jep karrocës së vet dhe për sa kohë që nga zv/kryeministri te disa ministra dhe disa kryetarë bashkie dhe te shumë deputetë kryeministri ka thënë të njëjtin diskurs kur thotë kjo parti për sa kohë je pjesë e kësaj skuadre dhe bën punë të mira je pjesë e suksesit, kur ka nevojë të sqarosh diçka mos na ngatërro me një studio avokatie se do duhet ta sqarosh vetë. Nëse ka një moment që ndihem krenar sot, është së pari zbulova se nuk ta fal njeri suksesin, kur ti shikon se sa njerëz janë implikuar me zell me 10 lajme në minutë, shumica të fabrikuara. Unë nuk jam thirrur kurrë në SPAK, sapo të thirrem do shkoj se nuk e shkoj gestapo. E shoh si institucion që e kemi votuar vetë. Patjetër që do shkoj nëse më thërret. Sfida nuk është te SPAK. SPAK po bën punën e vet. Unë gjykoj, edhe nga formimi im akademik, është që gjërat shkojnë në një pendulum. Pendulumi ishte komplet në ekstremin tjetër, hidh Gërdecin s’të gjen gjë. Hidh 21 janarin s’të gjen gjë, ata mbledhin gëzhojat iu jep edhe shtëpi dhe prokurorja është një lavire bulevardi kurse presidenti një horr. Tani pendulimi ka shkuar ndoshta në tjetër ekstrem. Rëndësi ka që ka lëvizur nga pandëshkueshmëria. Ke të drejtë ndoshta është treguar më i rreptë, por do vijë në normalitetin e vet. Dhe unë gjykoj duke parë Rumaninë, Kroacinë SPAK nuk është një gjë abstrakte. Bëhet fjalë për 19 prokurorë që kanë burra dhe gra, që kanë fëmijë, që duan t’u mblidhen plehrat. Pra ti mendon që qëllimi i SPAK te inceneratorët është të mos mblidhen plehrat? Jo, se edhe ata e duan të pastër shtëpinë e tyre, ata duan te kuptojnë ku ka pas anomali. Pra, po flasim për njerëz qe gjithashtu po adapotohen në rolin e tyre të ri”, tha Veliaj.

Pyetje: Erion Veliaj i G99 si do raportohej me Velinë kryetar bashkie?

Erion Veliaj: Një nga arsyet pse hyra në politikë është se thash sa të çoj gomerët në protestë më mirë po zëvendësoj gomerët që janë brenda. Unë gjykoj që kjo skuadër që drejton Shqipërinë sot, mund të më kërkojë llogari për një shkollë që ka ngel. Atëherë debati për buxhetin e arsimit as nuk diskutohej, s’ishte ndërtuar asnjë shkollë e re. Në momentin që Edi Rama iku nga bashkia e Tiranës, mbaroi zhvillimi i Tiranës, shkoi në një gjumë të madh dhe u bënë plehrat mullar. Këta thonë inceneratori, patjetër, zv/kryeministri në kërkim e të tjerët të japin llogari që ç’ke me të.

Pyetje: A nuk kishte Bashkia e Tiranës informacion?

Erion Veliaj: Nga blerja e kazanëve të plehrave, te pllakat e varrit, te pemët, plehu, vaksinat për qentë, kontejnerët dhe makinat për pastrimin, ndodhin 30 procedura në ditë. Njeriu politik nuk është fare pjesë e procedurës. Shkuam nga 3 kompani që ndërtonin në Tiranë në 900, më gjej një kompani në Tiranë që thotë unë persekuptohem se jam me opozitën. Është bërë çdo gjë online. Ne momentin që ke 20 mijë kompani, një gjë është e sigurt që ka kompeticion dhe ka garë. Këtu diskutohet a duhet ta bënte punën kjo kompani apo dikush tjetër, dhe le ta sqarojë gjykata këtë. Shyqyr jemi në debat sot, ku politikani nuk po i mbron fare dhe thotë le ta sqarojë gjykata. Duke menduar temperamentin tim të para 10 viteve do bëja edhe unë si Grida do thosha po kjo shkolla e 41 pse nuk është bërë. Po kur protestoja unë nuk ishte bërë asnjë shkollë. Kjo është diferenca e madhe. Ne sot kritikohemi me stekën që kemi ngritur vetë. Atëherë i thonim kryeministrit mirëserdhe në Shqipëri, se vinte vizitonte Shqipërinë herë pas here. Kurse sot kryeministri shkon flet në Dubai, kap edhe 100 milionë për rindërtimin, dhe në darkë vjen prapë në shtëpi.

/a.r

Next Post
Vdes O.J. Simpson, protagonisti i “gjyqit të shekullit”

Vdes O.J. Simpson, protagonisti i “gjyqit të shekullit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In