• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK-u si zgjidhje “Deus ex machina”

by Namir Lapardhaja
24/08/2022 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

1.
Siç më ka rrëfyer dikur Simon Vrusho, aty nga viti 1994, ndërsa shihte tatëpjetën që kishte marrë Shqipëria, ai kishte udhëtuar për në Tiranë dhe kishte trokitur në derën e kreut të SHIK-ut, B. Gazidedes, të cilin e kishte pyetur se çfarë është duke ndodhur në këtë vend. Të dy i lidhte një miqësi e hershme nga koha e studimeve në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës. Është i vetëkuptueshëm sensi konfidencial i bisedës. Gazidedja i kishte thënë se e kam njoftuar Presidentin e Republikës për të gjitha problemet e ministrave të tij, për fajdet dhe për gjithçka negative dhe, kur ishin duke u ndarë, i kishte thënë edhe diçka tjetër, për të cilën e solla në retrospektiv këtë fragment: “Punët në këtë vend janë aq keq saqë njeriu e ka të pamundur të ndryshojë gjë… Vetëm po ndërhyri Ai lart (duke bërë e shenjë nga qielli) mund të kemi ndonjë shpresë për mirë.”

2.
“Deus ex machina” është një term që vjen nga antikiteti greko-romak. Kemi të bëjmë me një mekanizëm që përdorej në tragjeditë e kohës, nëpërmjet të cilit perënditë ndërhynin dhe shpëtonin heronjtë mitik pasi atyre nuk u kishte ngelur kurrfarë rrugëdaljeje. Mendohet se i pari që e ka përdorur këtë gjë është Eskili, por ai që e perfeksionoi është Euripidi me tragjedinë “Medea”, fundi i së cilës mbyllet pikërisht me një zgjidhje të tillë, ku heroinës, që kishte vrarë fëmijët e saj, i zbret një karrocë qiellore dhe e shpëton nga hakmarrja e bashkëshortit. Të njëjtin mekanizëm e ka përdorur shumë shekuj më vonë Shekspiri tek tragjeditë “Makbethi” dhe “Hamleti”, ndërsa nga autorët shqiptar më vjen ndër mend Petro Marko tek romani i tij “Qyteti i fundit”, që realizon të njëjtën zgjidhje mekanike për personazhin e tij, Ana-Marian.

3.
Në kushtet e një Shqipërie që ka ngecur në vend numëro përsa i përket qarkullimit të elitave, të marrë peng nga e njëjta klasë politike prej tri dekadash; të një korrupsioni qeveritar galopant në të gjithë arteriet; të një grushti politikanësh që kanë rënë dakort për të mos rënë dakort dhe për të sulmuar njëri-tjetrin sipas parimit “i yti mishin ta ha, por kockën ta ruan”, për arsye të ruajtjes nga efekti domino – ruajmë njëri-tjetrin, sepse po ra një bien të gjithë; të një populli anemik, që e ka humbur forcën për të reaguar dhe për të ndëshkuar me votë drejtuesit e tij; të një politike ndërkombëtare që si kryefjalë të saj ka shpallur luftën kundër korrupsionit ndaj elitave politike; të një gjeo-politike që i intereson një rajon i qetë dhe që i frikësohet ngjalljes së fantazmave të së kaluarës; të një Reforme në Drejtësi, që ka shansin e fundit për të vënë drejtësinë e shumëpritur në këtë vend, për shkak të mbështetjes së madhe që ka marrë, ndërkombëtare (SHBA-BE) dhe vendase (e votuar me 140 vota); të një vendi që shpopullohet përditë dhe më frikshëm, sepse këtu asnjë nuk ka më shpresë se mund të ndryshojë diçka…, e vetmja zgjidhje që ngelet është besimi tek funksionimi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili është një investim strategjik ndërkombëtar, me mbështetje euro-atlantike, dhe që në këtë rast është në përputhje të plotë me kërkesat dhe pritshmëritë e popullit shqiptar.

Nuk mund të themi se deri më sot SPAK-u ka qenë në lartësinë e duhur. Pavarësisht presioneve të gjithanshme, ai është vetëm në fillimin e një misioni që mund të rezultojë historik dhe mund të transformojë të gjithë elitën politike në vend.

I sulmuar nga të gjithë krahët e politikës dhe nën avujt e një mosbesimi në popull se mund të goditen dinosaurët e politikës, SPAK-u ka dhënë shenjat e para, duke goditur segmente të caktuara brenda mazhorancës dhe ka hapur një hetim ndaj ish-Presidentit Ilir Meta. Të dyja duhen parë si ogur i mirë për shoqërinë shqiptare, por nuk mjaftojnë. Hetimet për çështjen e inceneratorëve, të cilat mund të rrëzojnë qeverinë Rama, duhet të thellohen dhe të shkojnë deri në fund, në mënyrë që besimi të rritet dhe dyshimet të veniten. Po ashtu, dosjet e mëdha të korrupsionit qeveritar 30-vjeçar duhen hetuar, në mënyrë që njerëzit të shpresojnë se gjërat kanë nisur për mirë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është sot përballë një sfide të madhe: ata duhet të justifikojnë vetveten dhe besimin e publikut. Ata mund të shndërrohen në një mekanizëm shpëtues, transformues dhe zhbllokues. Atë që nuk e bën dot vota e një populli të varfër, ta bëjë drejtësia me mbështetje ndërkombëtare.

Next Post
“Ju çojmë nga Shkodra në Britani”/ Trafikantët shqiptarë ‘namin’ në TikTok, reklamojnë udhëtimet kontrabandë

"Ju çojmë nga Shkodra në Britani"/ Trafikantët shqiptarë 'namin' në TikTok, reklamojnë udhëtimet kontrabandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In