• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK-u, opozita reale sot në Shqipëri

by Artur Ajazi
13/07/2023 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Veprimtaria e SPAK-ut, e deritanishmja, të bën të mendosh se, ajo strukturë e re e drejtësisë, ka zëvëndësuar realisht opozitën në Shqipëri. Jo vetëm se po “gjuan gjithmonë majtas”, por se rezultatet, dhe atë ç’ka ka arritur dhe pritet të arrijë, tregojnë se, ka nxjerrë jashtë funksioni “boshtin opozitarist”. Edhe pse Berisha shprehet (ndoshta me rezervë) se “SPAK-u është SKAP-i Partisë, levë e Ramës”, etj, rezultatet dhe ajo çfarë ka ndodhur deri sot, tregojnë të kundërtën.

Drejtësia e re, ishte premtimi më dinjitoz i kryeministri Edi Rama. Dhe e bëri. Ashtu siç ka bërë dhe po bën realitet edhe rrugët kombëtare, qytetet, pastrimin dhe higjenizimin e tyre (mjafton të shikosh Shkodrën si po rilind pas 14 Majit) Edi Rama veprën më madhore në këtë vend, ka arritur të bëjë duke rinovuar dhe ringritur drejtësinë e re nga themelet. Drejtësia e re, mbetet ëndërra e çdo shqiptari që ka vuajtur dhe ka akoma mllefe ndaj abuzimit me pronat në prokurori dhe gjykata, paratë publike, investimet, apo dhe vendimet skandaloze gjyqsore antiligjore të “plepaxhinjve” të Partisë Demokratike.

Por le të kthehemi tek SPAK-u. Kjo strukturë solide, sot mbetet “tmerri” i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar, të inkriminuar, dhe atyre që kanë shkelur ligjin duke mbushur thasët me para qytetarësh. E ndërsa “Doktori” i mbante “nën sqetull” njerëzit e tij, Edi Rama (dhe PS) nuk pranon kurrë të bëhet avokatia e asnjë ministri, zv.ministri, deputeti apo drejtori që shfrytëzon postin dhe simbolet e Partisë Socialiste, për të vjedhur dhe shkatërruar imazhin politik të partisë tij. SPAK-u, ka sot mbështetjen e kryeministrit Rama, duke e inkurajuar atë në çdo reagim dhe kërkesë-veprim ligjor ndaj kujdo që zbulohet se ka shkelur ligjin apo ka vjedhur përmes marifeteve të tjera duke abuzuar me postin.

Opozita e sot (PD dhe levat e saj) mbetet apatike, kaotike, mosbesuese, ndaj mendoj se SPAK-u ka zëvëndësuar de facto rolin e saj në skenën politike shqiptare. Fjalë, akuza boshe, denoncime të stisura, dhe thirrje irrituese në salla Parlamenti apo selie partish, janë realisht ato ç’ka bën opozita e sotme. Shumë zhurmë për asgjë. Rastet e abuzimit me gjoja “fakte dhe dosje penale”, thjesht për efekte elektorale, janë hedhur poshtë në dhjetra e dhjetra raste, nga strukturat e drejtësisë së re. Në Shqipëri ka ardhur koha të bëhet politikë, drejtësi, zhvillim, dhe gjithçka tjetër, në frymën e një mendësie të re, duke hedhur mbrapa të shkuarën e 32 viteve “tranzicion” kur shkatërruam gjithçka të vyer njerëzore.

Humbja e besimit tek një pjesë e mirë e politikanëve, dhe shprehja e optimizmit se “drejtësia e re po rizgjon shpresën e madhe tek shqiptarët”, do të sjellë patjetër ndryshimin e madh në Shqipëri. SPAK-u, dhe jo vetëm ai, shihen si burim i madh shprese për të goditur nga themelet të keqen në politikë, duke ndezur “dritën në fund të tunelit” për të ardhmen e shqiptarëve. Ndaj mendoj se bashkë me goditjen e korrupsionit dhe sferave më të larta të politikës, ajo strukturë e re e drejtësisë re, po bën në mënyrë perfekte edhe rolin e “opozitës reale ” ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme.

Next Post
Tensionet në veri/ Osmani akuza Vuçiçit: Serbia synon marrjen e territorit të Kosovës!

Dhuna në Kuvendin e Kosovës/ Osmani: Nuk ka vend në tempullin e demokracisë, s'mund të shndërrohet në mjet politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In