• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

SPAK-u mbledh kallëzimet për 72 deputetë, kryebashkiakë e drejtorëve për fshehje pasurie dhe pastrim parash

by Java News
01/05/2021 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Gjatë vitit 2020, 72 zyrtarë të niveleve të ndryshme, përfshirë deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë, janë kallëzuar në SPAK dhe në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, për fshehje pasurie, mashtrim me deklaratat e pasurisë dhe për pastrim parash.

Dosjet janë referuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pas kontrollit të ligjshmërisë së pasurive të një pjesë të zyrtarëve të lartë. Rastet në fjalë të fshehjes së pasurisë janë referuar edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe Policisë së Shteti. Të dhënat reflektohen në raportin e veprimtarisë së ILDKPKI për vitin 2010.

Krahas kallëzimeve në Prokurori, gjatë vitit 2020, institucioni i kontrollit të pasurive ka gjobitur edhe 30 zyrtarë, të cilët kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë. Që nga viti 2014 deri në fund të vitit 2020, janë gjobitur 1 759 zyrtarë për refuzim për deklarimin e pasurisë dhe konflikt interesi.

Po thuajse të gjitha gjobat janë konfirmuar edhe nga gjykata. Ndërkaq, gjatë gjashtë viteve të fundit, janë kallëzuar në prokurori mbi 500 zyrtarë për fshehje pasurie, mashtrim dhe pastrim parash. Në këtë listë të gjatë, përfshihen ish-ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryetar bashkish, ambasadorë, doganierë, drejtorë të rëndësishëm etj.

Ndërkaq, nga ana tjetër, nuk ka bilanc nga prokuroria dhe gjykata, për ndëshkimin e këtyre zyrtarëve të denoncuar për pasuri të paligjshme dhe as konfiskim të pasurive të tyre.

Numri i dënimeve i pushtetarëve që fshehin pasurinë, gjatë 6 viteve të fundit, numërohen me gishtat e dorës. 90 % e këtyre dosjeve janë mbyllur në mënyrë të dyshimtë pa shkuar në gjykatë, ndërsa pjesa tjetër endet nëpër kthinat dhe lojën e procedurave. Ditët e fundit SPAK dha një mesazh për ndryshimin e kësaj historie mosndëshkimi, pasi bllokoi pasurinë e tre ish-gjyqtarëve të nivelit të lartë, të kallëzuar për mosjustifikim pasurie.

Goditja e zyrtarëve të lartë, përmes bllokimit të pasurive, konsiderohet si arma më e fortë dhe efikase në luftën kundër korrupsionit. Ndërkaq, Brukseli ka kërkuar prej dy vitesh ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme’, si një kusht që Shqipëria të avancojë me shpejt në rrugën e integrimit në BE.(shqiptarja,com)

Next Post
Katër shenjat më aventuriere të horoskopit, Luani, Peshorja dhe …

Horoskop/ Ja cilat janë profesionet më të përshtatshme sipas shenjave!

Comments 1

  1. Emri says:
    6 years ago

    Emrat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

Kaos në parlamentin izraelit, Sara Netanyahu përplaset me ish-Kryeministrin Bennett: Je i pavlerë, njeri i paturp, je ulur me listën arabe! (VIDEO)

November 11, 2026
U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In