• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK strategji kundër krimit zgjedhor, “Djathtas 1912”: Do të ndihmojmë me kallëzime në kohë reale! Ngritëm grup ekspertësh dhe…

by S T
29/01/2025 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Djathtas 1912” ka dalë në mbështetje të hapur për strategjinë e SPAK kundër krimit zgjedhor, duke e përshëndetur atë dhe duke u zotuar të denoncojë çdo rast përpjekje të deformimit të votës.

Përmes një komunikimi për media, Djathtas 1912 bën me dije se ka ngritur edhe një grup juristësh ekspertë, për të bashkëpunuar më lehtë me strukturat e SPAK lidhur me këtë çështje.

Njoftimi:

Siç ishte paralajmëruar, SPAK ka bërë sot publike strategjinë e tij për organizimin dhe funksionimin në luftën kundër krimit zgjedhor. Përkushtimi i prokurorëve të SPAK dhe hetuesve të BKH, të shpërndarë në 12 qarqet zgjedhore dhe 61 bashkitë, përbën një hap pozitiv dhe serioz në parandalimin dhe ndëshkimin në kohë të krimeve zgjedhore.

Ndërkohë, pushteti ka kohë që ka vënë në zbatim një plan për deformimin e votës së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, përmes shkeljeve ligjore dhe manipulimeve zgjedhore. Faktet që kanë dalë në dritë, përfshirë patronazhimin e votës së diasporës me anë të formularëve të shpërndarë administratës publike, përfshirjen e eksponentëve të lartë politikë dhe shtetërorë në “asistimin” e regjistrimit të votuesve në diasporë, dhe publikimin e hapur të këtyre veprimeve në rrjetet sociale, janë shenja të qarta të një skeme manipulimi. Po ashtu, miratimi dhe shpërndarja e “bonusit” të pranverës për pensionistët në një periudhë kur ndalimi ligjor i këtyre praktikave ka hyrë në fuqi, përbën një tjetër fakt që kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK.

Djathtas 1912 e përshëndet këtë hap të rëndësishëm të SPAK dhe zotohet se, për çdo rast të dyshimtë të krimeve zgjedhore dhe përpjekjeve për deformimin e vullnetit të shqiptarëve, do të depozitojë kallëzime penale në kohë reale. Ky është një detyrim politik, ligjor dhe një shërbim ndaj shqiptarëve për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Po ashtu, inkurajojmë qytetarët të denonocojnë çdo rast të manipulimit të proçesit zgjedhor.

Në këtë kuadër, pranë Djathtas 1912 është ngritur një grup juristësh ekspertë, të cilët do të bashkëpunojnë dhe do të lehtësojnë punën e SPAK në këtë proçes jetik për demokracinë shqiptare.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje çdo subjekti politik dhe çdo kandidati që të angazhohet jo vetëm për të mos u përfshirë në krime zgjedhore, por edhe për të ndihmuar SPAK në zbatimin e ligjit. Çdo akt hetimor dhe penalizues duhet të pranohet me vullnet të plotë nga të gjithë aktorët politikë, si një garanci për zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Vetëm në këtë mënyrë i shërbehet zgjedhësve shqiptarë dhe demokracisë në Shqipëri!

Next Post
Interesim i lartë i diasporës për të votuar, ja sa persona kanë aplikuar në 5 ditë

Vota e diasporës/ 98 mijë persona aplikojnë për t’u regjistruar, refuzohen 36 mijë kërkesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com