• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

by Ilir Beqaj
03/11/2025 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj   

I nderuar Inspektor i Lartë i Drejtësisë, 

Ndoqa me interes raportimin tuaj vjetor në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk zhgënjyet. Ishit po aq zhgënjyes sa edhe në raportimin e vitit të kaluar. 

Duke dëgjuar raportimin tuaj, më kujtuat kryetarin e dikurshëm të Frontit Demokratik që merrej me “shfaqjet e huaja”. Sepse inspektimet tuaja duken se janë për sjelljet “e pahijshme” të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dikur Fronti shihte njerëzit nëse vishnin pantallona të gjera, nëse mbanin flokë të gjatë, nëse rrinin mbi taka të larta, nëse vishnin funde të shkurtra apo nëse lyenin manikyr në thonj. 

Asgjë për prokurorë që bëjnë hetime të paligjshme. Asgjë për akuza të pabazuara në ligj. 

Ju kam sjellë, përmes mbrojtësit tim ligjor, një ankesë për një gjyqtar të GJKKO-së që në shkurt të vitit 2025. Ende asnjë përgjigje. Nuk kam më asnjë shpresë të marr ndonjëherë. 

Në korrik 2024, në kërkesën për masë sigurie ndaj meje, SPAK (duke më hetuar si “funksionar i lartë”) arsyeton në kërkesën e tij: 

“Përcaktimi i kategorisë së funksionarëve të lartë shtetërorë deduktohet nga ligjet që rregullojnë funksionimin e administratës shtetërore… Pra, nuk përjashtohet aspak që funksionarë të lartë shtetërorë të jenë edhe nëpunës civilë apo funksionarë të tjerë shtetërorë dhe jo vetëm funksionarë politikë apo të përcaktuar nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale.” 

Dhe më poshtë: 

“Për sa i përket ligjit specifik që rregullon SASPAC, ky institucion është krijuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 642.” 

Përmbledhtazi, SPAK ka kërkuar masë sigurie për mua me arsyetime si: 

– deduktohet nga ligjet; 

– nuk përjashtohet aspak; 

– ligji specifik është një VKM. 

Pra, SPAK shpik vetë cilët janë subjektet që duhet të hetojë. Shpik vetë ligjin që duhet të zbatojë. 

Te na rrojë Kushtetuta (neni 138, pika 2)! 

Te na rrojë Kuvendi që miraton ligje! 

Te na rrojë Reforma në Drejtësi! 

Te na rrojnë GJKKO dhe Kodi i Procedurës Penale! 

Madje, te na rrojë edhe Komisioni i Venecias që është merakosur për të njëjtin problem (shih nenin 50 të opinionit të Komisionit të janarit 2016 për draftligjet e reformës në drejtësi). 

Ju, i nderuar, u merakosët para Kuvendit se gjyqtarët paskan ngarkesë. Po ju, si i ndihmoni që të ulet ngarkesa? Pse ka seanca për çështje që nuk duhet të ishin kurrë çështje për gjykim? 

Këtë kërkesë të SPAK, pra cilësimin e detyrës sime si funksionar i lartë, e ka rrëzuar GJKKO në shkallë të parë më 6 korrik 2024. 

Të njëjtin arsyetim e ka rrëzuar edhe Apeli i GJKKO më 7 gusht 2024. 

Megjithatë, në njoftimin e akuzës në shkurt 2025, SPAK ka përsëritur të njëjtin arsyetim. 

Nuk jam i vetmi person që jam përballur me “ligjin” që shpik SPAK. 

Janë më shumë se gishtat e dorës rastet ku SPAK ka cilësuar subjekte të ndryshme si “funksionarë të lartë”, ndërsa GJKKO i ka rrëzuar një për një. 

Ka vetëm një shpjegim: inekzistenca juaj, zoti Inspektor i Lartë i Drejtësisë. 

SPAK vazhdon njësoj. Pse? 

Siç thoshin latinët: *Errare humanum est, perseverare autem diabolicum* – të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore. 

Dhe ky është thelbi i problemit: SPAK vazhdon të shpikë funksionarë të lartë, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, vit pas viti, vazhdon të mos bëjë detyrën. 

Për këtë rast nuk do të bëj ankesë tek ju. Nuk do t’ju jap kënaqësinë të jem një statistikë më shumë në raportimin tuaj të ardhshëm vjetor. 

Sepse unë nuk besoj më te raportet që mbushen me numra, por te veprimet që mbushin me kuptim drejtësinë. 

Aty ku hesht Inspektori i Lartë i Drejtësisë, lulëzon prepotenca e atyre që injorojnë kushtetute e ligje, sajojnë funksione për të shpikur faj. 

Drejtësia nuk kërkon inspektorë të sjelljes, por rojtarë të ligjit. Ajo nuk ka nevojë për moral pas ngjarjes, por për përgjegjësi para ligjit. 

 

Next Post
‘Shkundet’ sërish Turqia, tjetër tërmet godet vendin/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

‘Shkundet’ sërish Turqia, tjetër tërmet godet vendin/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com