• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK s’drejtohet nga ne…!”/ Ngjela për hetimet ndaj Metës: Sjellja e tij tregon që s’është i pafajshëm, lëreni mosbindjen civile të katunarëve!

by Java News
27/08/2022 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Fax News, e ka konsideruar tërësisht legjitime, nisjen e hetimeve nga SPAK për ish-presidentin e vendit Ilir Meta. Ngjela tha se irritimi i Metës dhe sulmet e tij vazhdimisht ndaj prokurorisë së posaçme, shtojnë dyshimet për fajësinë e tij.

Sipas avokatit, SPAK është nën monitorim të vazhdueshëm ndërkombëtar, dhe ka të drejtë të hetojë çdo politikan në drejtim të të cilit është ngritur një padi.

“Ohu çe zgjasni muhabetin, SPAK-u nuk drejtohet nga ne, është në monitorim nga ndërkombëtarët, mësojeni dhe Metën. Dalin dhe këta analistët që nuk njohin shtetin, shteti është ligj moj zonjë, pati një denoncim nga një ish-deputet dhe SPAK-u do të nisë hetimet.

Të më pyesësh mua që jam marrë me vite me hetimet, kështu sillen personat që janë të fajshëm, të pafajshmit thonë hajde përballemi në Gjykatë. Zonjë i pafajshmi merr famë botërore, të gjithë ish-kryeministrat janë nën akuzë, ku jemi këtu në Mesjetë? Këta i mori vala dhe i nxori në pushtet, nuk flitet kështu për shtetin.

Nuk trembet SPAK-u nga Meta, deklaratat i bën për opinionin publik, çfarë janë këto mor? Sulme politike dhe luftë politike do të ketë gjithmonë, është gjë normale që një parti tjetër të ketë bërë denoncimin”, u shpreh Ngjela, i cili më tej tha se pafajësia do ti jepte Metës një famë botërore, ndërsa komentoi dhe protestat që priten nga opozita e bashkuar gjatë muajit Shtator.

“Pafajësia të bën figurë botërore, por do shkosh në gjykatë, nuk ke se ku shkon për të marrë pafajësinë, lëre mosbindjen civile të fshatarëve, nuk do të merremi me katundarët ne tani. Zonjë një kapitalist, që ka parë se ti ke bërë këtë dëm atë dëm, mund të bëjë denoncim, mësoni se çfarë është shteti. Po e more pafajësinë bravo të qoftë, në të kundërt shko bëj burgun.

Këta thonë mosbindje civile… (qesh).

Protestat janë shëndet për shoqërinë, por nuk duhet të jenë të dhunshme, nëse janë të dhunshme do të shkojnë në burg. Pushteti politik në Shqipëri vendoset me votë, janë broçkulla katundarësh këto që thonë këta. Unë nuk e besoj që këta kanë pikët për të fituar zgjedhjet, janë si në 97-tën”, vijoi Ngjela në Fax News./m.j

Next Post
Qëlloi me shpullë Ervis Martinajn, gazetarja: Si u dorëhoq operatori i RENEA-s pasi shokët, të blerë nga krimi e tradhtuan

Qëlloi me shpullë Ervis Martinajn, gazetarja: Si u dorëhoq operatori i RENEA-s pasi shokët, të blerë nga krimi e tradhtuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In