• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK, pritshmëri tej mundësive

by Ben Andoni
05/01/2023 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk mbarojnë paradokset e kohës sonë: SPAK-u, p.sh. më shumë bëhet i dukshëm kur e viziton ambasadorja amerikane sesa kur hap ndonjë dosje. Të mjafton të shikosh gjuhën e trupit të zyrtarëve të saj dhe kupton se Institucioni me më shumë pritshmëri në Shqipëri, madje edhe më shumë sesa vetë Ekzekutivi i Ramës, është ende i brishtë. Shikon nxënës dhe jo zyrtarë plot besim para autoriteteve të huaja. Deklarata e ambasadores në kohën e zgjedhjeve të kreut të SPAK-ut për problemet që mund të dilnin nga votimi i vendosën edhe një vulë jo idealizmi asaj. Do të duhet kohë, punë dhe rezultate që ky institucion i Drejtësisë së re të tregojë se është pikërisht ai që presin shqiptarët.

Nuk mjaftojnë vetëm deklaratat e Yuri Kim se SHBA-ë do të vazhdojnë ta mbështesin. Pasi pas tre vitesh, kjo fjalë nuk ka mjaftuar, ashtu si nuk kanë mjaftuar dhe ecejaket e diplomates amerikane, që përsërit të njëjtat fjalë: jemi me Ju dhe presim shumë nga ju! Është e vërtetë që institucioni në një farë mënyre ka lëvizur. Fakti se pas hekurave gjenden dy ministra, të cilët nuk kishin këtë tagër kur u arrestuan nuk e mbush pritshmërinë e njerëzve, që në fakt kanë humbur konceptin e peshës së Prokurorisë dhe gjithçka tashmë e lidhin me SPAK-un.

Akronimet, që duhet t’i tundin politikanët për hir të së vërtetës, jo vetëm nuk po i frikësojnë por më shumë se kaq, shumë syresh gjejnë kohë edhe t’i anatemojnë. Dhe, kjo është ajo që e zbeh realisht pritshmërinë ndaj këtij institucioni: mosngjallja e frikës tek kundravajtësit bajagi të mirë të politikës, që e akuzojnë keqazi dhe fare hapur njëri-tjetrin nga parlamenti dhe në çdo forum, ku u jepet mundësia.

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK-ut do t’u duhet ende shumë punë që të ngrihen nga ikja e mandatit të Krajës, një drejtuesi disi flegmatik deri për përpjekjet, ku duhet të intensifikojnë ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në përputhje me ligjin, pa frikë apo favore.

Megjithatë me forcën që ka krimi, lluksin e ngritur mbi informalitet dhe fuqinë e ndikimin e politikës ka ende shumë pak hapësirë për SPAK-un. Idealistët e saj, nëse do të vendosin t’i thërrasin ndjenjës dhe përgjegjësisë së detyrës u duhet të kalojnë fillimisht sprovën me veten, për të përballur dosjet që i presin nga Inceneratorët e me radhë.

Deri më tani, kemi një pritshmëri tej mundësive për një institucion, që i kanë vënë mbi shpatulla, penalizimin e një korrupsioni që ka emrat më të lartë të piramidës shqiptare të politikës dhe që gjejnë kohë ta përqeshin paq institucionin, në vend që duhej t’u dridhej goja dhe kur përmendej SPAK-u. (Javanews)

Next Post
“Do marr valixhet dhe do iki”/ Olta Gixhari “shpërthen” në lot brenda shtëpisë së BBV, çfarë ndodhi?

"Do marr valixhet dhe do iki"/ Olta Gixhari "shpërthen" në lot brenda shtëpisë së BBV, çfarë ndodhi?

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    SPAK-u i sotëm, është në periudhë “paradoleshente”, me tendenca “lezbiku dhe gei” bashkë (në shqip i thonë “ as të qi, as të lëshon”).
    Deri sa të kristalizojë “orientimin gjinor”, i duhet kohë e madhe, të paktën një 10 vjeçar, kohë në të cilën, Shqipërinë e ka ngrënë dreqi dhe i biri i dreqit.
    Tepër zhgënjyese dështimi i reformës në drejtësi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik të Durrësit me tre viktima, makina me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit!

August 19, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Normalizohet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat! Ja zonat ku vijon aksioni

August 19, 2026
Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

August 19, 2026
Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

August 19, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shpejtësia po vret më shumë, mbi 1500 patenta pezullohen në një javë! Ekspertët kërkojnë siguri dhe hetime të thelluara

August 19, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

August 19, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani humb kontrollin e Hormuzit? 80% e anijeve kalojnë në korridorin e Omanit, SHBA fiton terren

August 19, 2026
“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

“Të vrasim 40 persona çdo natë në Gaza”, Merz dënon deklaratën tronditëse të ministrit izraelit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com