• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK përfundon hetimet për rrjetin e trafikut drejt SHBA-ve, dërgohen për gjykim 5 persona

by A R
22/10/2025 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 135 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:

L.M, i akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe plotësuar akuza për: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për qëllime përfitimi kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal,, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4, si dhe 333/a/1 dhe 334/1; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë parashikuar nga neni 298/3 I Kodit Penal, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm”, e kryer dy herë, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë I Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit penal.

G.C, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal.

E.M, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihmë për Kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

T.M, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

B.Ç, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Faktet penale:

Nga të dhënat e hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar, ekzistenca e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, ku drejtues është i pandehuri, L.M. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.

Kjo veprimtari kriminale ka konsistuar në:

Takime që janë zhvilluar në Shqipëri, me personat që kanë kërkuar të udhëtojnë jashtë apo me familjarë të tyre, ku sqarohet itinerari i udhëtimit dhe pagesat që duhet të kryhen, të cilat variojnë nga 40.000-45.000 dolllarë për person. Kërkuesit janë kryesisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje kryesisht familjare me personat që jetojnë në SHBA.

Sigurimin e dokumentave të identifikimit të falsifikuara, kryesisht franceze, të cilat iu jepen personave që udhëtojnë, pasi ata arrijnë në Spanjë dhe mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre në rrugë ajrore deri në Meksikë;

Pritjen dhe akomodimin e tyre në Meksikë dhe transportimin e tyre në rrugë tokësore deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe i pandehuri, Emanuel Melaj, i cili ka qenë në dijeni të këtij aktiviteti dhe ka dhënë ndihmën e tij për rezervimin e biletave, dërgimin në adresat përkatëse si edhe për transferimin e parave.

Nga provat e mbledhura janë dokumentuar gjithashtu raste ku të pandehurit, Luc Melaj e Gëzim Camaj kanë transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë duke mos e dokumentuar kalimin e tyre gjate hyrje-daljeve në Malin e Zi. Gjithashtu përmes ndihmës të pandehurit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, punonjës policie, të punësuar pranë pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit, është bërë mosregjistrimi në sisteme përkatëse për shtetasit që kanë pasur probleme të qëndrimit në vendet e BE-së, si dhe për shtetas të tjerë që janë azilkërkues në; Kanada, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, me motivacione të ndryshme.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë Federale, Shërbimi i Sigurisë Diplomatike, Zyrën e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-ve pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësinë Speciale “Mburoja e Përbashkët” si dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këto veprimtari të kundraligjshme.

Next Post
Dyshohet si vrasje për drogën, u gjet i pajetë në një humnerë, Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokaj

Dyshohet si vrasje për drogën, u gjet i pajetë në një humnerë, Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Putini me ‘grusht të hekurt’ pas zgjedhjeve, forcon kontrollin mbi Rusinë! 49 veteranë të luftës në Ukrainë hyjnë në Parlament

September 21, 2026
Më shumë se tri orë luftë me flakët, shuhet zjarri i rrezikshëm në Bunavi të Vlorës! Dëme të mëdha në pemëtari, hetime për shkakun

Më shumë se tri orë luftë me flakët, shuhet zjarri i rrezikshëm në Bunavi të Vlorës! Dëme të mëdha në pemëtari, hetime për shkakun

September 21, 2026
Grumbullimi nis me mungesë, ndryshim në listën e Kombëtares! Qazim Laçi dëmtohet, Maran fton Feta Fetain

Grumbullimi nis me mungesë, ndryshim në listën e Kombëtares! Qazim Laçi dëmtohet, Maran fton Feta Fetain

September 21, 2026
Pesë ngjarje kriminale brenda vitit në Sarandë, shpërthime me eksploziv, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur!

Pesë ngjarje kriminale brenda vitit në Sarandë, shpërthime me eksploziv, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur!

September 21, 2026
“Pasqyra e çmimeve” në funksion nga 1 tetori, zv/ministri Musabelliu: Platforma synon transparencë, po shqyrtojmë edhe zinxhirin e furnizimit

“Pasqyra e çmimeve” në funksion nga 1 tetori, zv/ministri Musabelliu: Platforma synon transparencë, po shqyrtojmë edhe zinxhirin e furnizimit

September 21, 2026
Begaj ndjek stërvitjen ushtarake “Mburoja e Arbrit 2026”: Aktorët keqdashës mund të cenojnë paqen në rajon, duhet të jemi të përgatitur!

Begaj ndjek stërvitjen ushtarake “Mburoja e Arbrit 2026”: Aktorët keqdashës mund të cenojnë paqen në rajon, duhet të jemi të përgatitur!

September 21, 2026
“Shqipëria ka humbur 5 ndeshje radhazi”- Trajneri i Bjellorusisë nënvlerëson kuqezinjtë para duelit të 26 shtatorit në Tiranë

“Shqipëria ka humbur 5 ndeshje radhazi”- Trajneri i Bjellorusisë nënvlerëson kuqezinjtë para duelit të 26 shtatorit në Tiranë

September 21, 2026
Akuzat për mashtrim dhe krijimin e një grupi kriminal, shoqërohet ish-kandidati për president në Rumani!

Akuzat për mashtrim dhe krijimin e një grupi kriminal, shoqërohet ish-kandidati për president në Rumani!

September 21, 2026

Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve e çojnë ligjin e pagave në Kushtetuese, kërkojnë shfuqizimin e votimit të Parlamentit!

September 21, 2026
Tragjike në Itali, humb jetën në aksident futbollisti 15-vjeçar shqiptar! U përplas kur kthehej me biçikletë në shtëpi, shokët mesazh prekës: Fluturo lart, bomber!

Tragjike në Itali, humb jetën në aksident futbollisti 15-vjeçar shqiptar! U përplas kur kthehej me biçikletë në shtëpi, shokët mesazh prekës: Fluturo lart, bomber!

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com