• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK përballë sfidës/ Berisha, 20 muaj aksion politik me vetëm 100 mijë euro kursime: Cili është burimi i parave?

by Java News
05/05/2023 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shtator të vitit 2021, Sali Berisha ka deklaruar nga fillimi pasurinë e plotë, për shkak të dorëzimit të mandatit të deputetit në mars të vitit 2019 dhe rizgjedhjes deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021. Në këtë deklaratë, Berisha tregon të gjitha kursimet e tij dhe të bashkëshortes ndër vite që janë rreth 100 mijë euro, të ndara në llogari bankare me shuma 5’554′ 833 lekë, 36 218 USD, 9 872 euro, 600 lekë dhe 1 235 401 lekë. Nga shtatori i vitit 2021, kur Lulzim Basha e përjashtoi nga partia për të zgjidhur problemin me amerikanët që e shpallën non grata, Sali Berisha ka nisur një aksion politik që ka një kosto financiare.

Nuk ka një shifër të saktë për faturën financiare, qindra, miliona apo dhjetëra milionë euro. Po kujtomë vetëm disa nga shpenzimet e dukshme dhe të domosdoshme, si organizimi i 27 foltoreve në Tiranë dhe rrethe, disa mitingje kombëtare në Tiranë, folotore në distancë në SHBA, aktivitete që diktojnë marrjen me qira të sallave të konferencave në hotele, sallave të teatrove apo qendrave të tjera publike, materiale teknike, dekor, flamuj, banderola etj.

Një kosto financiare ka edhe eskorta me vargun e makinave luksoze që shoqëronte Berishën, konsumimi i karburantit, stafi mbështetës etj. Mister mbetet edhe burimi i financimit të mbajtjes së Kuvendit në stadiumin ‘Air Albania’, me skelën gjigante, ekrane të mëdhenj modernë, materiale të tjera skenike, qiranë, biletat e udhëtimit për ata që pretendohet se erdhën nga jashtë, materiale votimi dhe funksioni i strukturave të reja që dolën nga Kuvendit.

Para dhe pas mbajtjes së Kuvendit, Sali Berisha nisi edhe një fushatë intensive publicitare nëpër televizione, duke angazhuar edhe televizionin e familjes së tij. Fushata është ngjashme me ato të partive të politike në prag të zgjedhjeve, dhe si e tillë ka një faturë financiare. Sali Berisha ka kontraktuar edhe një nga avokatët më të njohur dhe të shtrenjtë në Evropës, Jean-yves le Borgne, në kuadër të luftës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jean-yves le Borgne rezulton ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit.

Pas marrjes së selisë qendrore, nuk dihet burimi i shpenzimeve për ujë dhe drita, internet, logjistikë dhe shpenzimet për pagat, pasi llogaritë e partisë i ka Alibeaj dhe stafi i tij. Me 21 prill 2023, Berisha ka angazhuar kompaninë e lobimit “PRIME Policy Group” për të zbuluar se kush qëndron pas shpalljes së tij non grata nga SHBA. Ky lobim thuhet se po bëhet në mënyrë vullnetare nga kompania.

Prej tre javësh, jashtë çdo kontrolli të KQZ-së, Sali Berisha po bën një fushatë intensive zgjedhore dhe sipas AMA-s qëndron në krye për kohë televizive. Ku i gjen paratë Sali Berisha për të mbuluar shpenzimet e një aksioni politik 20-muajor me vetëm 100 mijë euro kursime? Cili është burimi i financimit? A është gjithë ku aksion dëshmi e një historie korrupsioni dhe pastrimi parash?!/shqiptarja.com

Next Post
Vrasja Pjerin Xhuvanit/ Përfundon seanca ndaj Arbër Paplekajt! 4 dëshmitarët: Nuk mbajmë mend asgjë

"PD solli trupat sulmuese..."/ Spartak Braho: Ja kush e vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In