• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK nuk i mbush “syrin” PD-së, Tabaku: Po e vëmë në provë njëherë me vettingun e politikanëve

by Java News
20/10/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike beson se SPAK nuk e kaluar testin deri tani, por kërkon ta vendosë në provë me një nga amendamentet kryesore të propozuara sot nga selia blu, atë të vettingut të politikanëve. Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku deklaroi sot në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se PD ka pritshmëri nga SPAK pasi deri më tani ka dërguar disa dosje, por shtoi se qeveria ka futur duart në xhepat e drejtësisë.

“Për ne është e rëndësishme. I kthehemi dhe njëherë objektivit tonë. Të treja kanë në fokus ndryshimin e një pushteti. Jo të gjitha palët janë dakord për luftë kundër korrupsionit dhe elementëve kriminalë. Edi Rama u ka ofruar një strehë dhe mbrojtje politike. Duhet të themi atë që është e vërteta dhe e drejta. Procesi i vettingut ka zgjatur pafundësisht. Unë besoj se kemi përgjegjësi për vettingun. U votuan ndryshimet kushtetuese dhe ne e paralajmëruam që vettingu do të shkojë në këtë mënyrë. Vettingu ka zgjatur pafund.

Besoj që sytë i kemi te qeveria. Te ata që kanë në dorë zbatimin. Për ne procesi i vettingut ka pasur ndërhyrje politike. Kemi thënë që është e nevojshme të bëhet një parashikim. SPAK-un e kemi vënë në provë. I kemi thënë të hetojë njerëzit me pushtet. Deri tani SPAK nuk i kaluar provat. Ka qenë me vonesë. Ne duam ta vendosim në provë. Ky është një proces mbi të cilin kemi folur me fakte. Kemi dërguar dosje. Nëse nuk do kishim besim nuk do kishim dërguar asnjë dosje. Sot ka një person që ka futur duart në xhepat e drejtësisë dhe ky është kryeministri. PD nuk ka asnjë grimcë pushteti. Jemi duke i thënë hajde na heto”, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se reforma territoriale e miratuar nga maxhoranca ka dështuar, pasi sipas saj nuk ofron më shërbime për qytetarët. Tabaku deklaroi se me amendamentet e propozuara, PD i hap rrugë diskutimeve në parlament. Lidhur me kërkesën e PS për shtyrje të afatit të organeve të vettingut, ajo deklaroi se vetëm një pikë është mjaftueshme për ndryshimin e kushtetutës, duke shtuar se duhet një reformë e plotë.

“Sot u materializua propozimi për amendamentet kushtetuese. Prioriteti i parë dhe i vetëm për një parti në opozitë është fitimi i zgjedhjeve. Reforma territoriale ka dështuar. Nuk pres ta pranojë maxhoranca që ka dështuar. Reforma territoriale në vitin 2015 nga PD, nuk u mor pjesë që të mos kishim një hartë elektorale por të fokusoheshim te shërbimet e qytetarëve. PS shkoi në mënyrë të njëanshme.

Kemi një reformë territoriale që nuk ofron më shërbime për qytetarët. Sot i hapim rrugën diskutimeve në parlament. Kemi bërë një propozim që nuk ka pse të jetë final por ngre disa baza për diskutimin. Elementi i tretë, vettingu në politikë. E reja tani është që kushtetuta nuk mund të hapet sa herë do një forcë politike. Nuk mund të marrim një shtyrje të afatit të vettingut. Të hapim një diskutim të plotë për një reformë të plotë” deklaroi nënkryetarja e PD./m.j

Next Post
Alibeaj: Në politikë lulëzon krimi e korrupsioni. Ja pse duhet Vetingu i politikanëve!

Alibeaj: Në politikë lulëzon krimi e korrupsioni. Ja pse duhet Vetingu i politikanëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In