Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se masa e vendosur ndaj Berishës nuk e pengonte atë që të ndiqte ushtrimin e detyrës si deputet, ndaj ai duhej të mos e kundërshtonte atë. Por, Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, tha se ky është një precedent i rrezikshëm sepse i jep pushtet SPAK-ut që të arrestojë gjysmën e Parlamentit, duke eliminuar qëllimin e imunitetit të deputetit.
Pjesë nga debati
Ergys Mërtiri: Kur flitet për masë detyrim paraqitje kjo nuk e pengon ushtrimin e detyrës së deputetit për të cilën e kandë mundatuar. Ai mund të shkojë në parlament.
Eugen Beçi: Një deputet ka qenë me arrest në burg dhe i është dhënë leje për të vajtur në parlament. Çfarë do të thotë kjo?
Ergys Mërtiri: Ka dy masa. Njëra është heqja e lirisë dhe tjetra kufizimi i lirisë. SPAK-u thotë se kufizimi i lirisë nuk e pengon ushtrimin e detyrës nga deputeti, sepse paraqitet dhe vazhdon detyrën dhe nuk kam detyrimin për t’ia marrë lejen parlamentit.
Eugen Beçi: Ky thotë diçka tjetër që çdo deputet të shkojë në rresht atje.
Ergys Mërtiri: Pra SPAK-u e bëka për gangasterllëk këtë?
Eugen Beçi: Nesër SPAK-u mund të çohet dhe të thotë: Do të fus gjysmën e parlamentit në burg dhe do t’u jap leje sa herë që të kenë seancë plenare që të shkojnë në parlament. Ky është qëllimi i imunitetit?
Imuniteti është që maxhorancë të mos krijojë presion ndaj pakicës nëpërmjet levave të saj ligjore.
Ergys Mërtiri: Po ça presioni, presion mund të bëjë edhe polici i trafikut.
Eugen Beçi: Po prandaj ka imunitet deputeti që të mos e prekë polici. Por këtu, duke relativizuar parlamentin në këtë farë feje, deputetët do të jenë me keq se ç’ishin dje. Prokurori, kur shkon në sallën e gjyqit, nuk shkon vetëm me kushtetutën, por edhe me Kodin e Procedurës Penale.
/a.r