• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK mos bëj qoka”/ Gjikondi: Politikanët e korruptuar të goditen aty ku u dhëmb më shumë, t’u konfiskohen pasuritë që u kanë grabitur shqiptarëve

by Java News
12/09/2022 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja dhe juristja e njohur, Brizida Gjikondi ka komentuar situatën politike dhe jovetëm në Shqipëri. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zonja Gjikondi shprehet se ka ardhur koha që politikanët e korruptuar në Shqipëri të goditen aty ku ju dhëmb më shumë dhe madje t’u konfiskohen pasuritë që u kanë grabitur shqiptarëve.

Ndërsa thekson se Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duhet të dalë nga “letargjia” dhe tregojë që është e interesuar të godasë korrupsionit dhe krimin që ka mbërthyer vendin tonë. Sipas aktivistes së njohur, SPAK nuk duhet të bëj qoka, por të nis ofensivën ndaj politikanëve të korruptuar në Shqipëri.

Zonja Gjikondi, Autoriteti i Dosjeve aludon se ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Sa qëndron ky pretendim sipas jush?

Mbetet për t’u provuar dhe për ti shkuar deri në fund kësaj historie që ka të bëjë jo vetëm me një ish President Republike por me shumë figura të larta të shtetit shqiptar këto 30 vjet. Do të doja të besoja që kjo nuk është thjesht një fushatë politike jo serioze që përfundon kur arrihet pazari po vërtet një vizion dhe shkëputje nga e kaluara që aq shumë e përgojojnë, por nuk e dënojnë me vepra.

Ish-presidenti Meta e ka mohuar se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, ndërkohë në një farë mënyre ka pranuar ekzistencën e 2 mbiemrave, “Meta” dhe “Metaj”. Keni një koment?

Si të quhet Meta ose dhe Metaj, ai mbetet një figurë e zymtë e historisë së Shqipërisë post diktatoriale. Asnjë operacion plastik, ndërrim emir partie ose mbiemri nuk i heq atij personazhi thelbin e tij të errët.

Si ju duket nisma e qeverisë për të shpërndarë pasaporta për ata që investojnë në Shqipëri?

Nuk i vjen Shqipërisë e keqja nga shpërndarja e këtyre pasaportave, agresiviteti dhe filozofia diskriminuese që komenton këtë projekt më duket pak e pavend në një shtet si Shqipëria që ëndërr ka patur daljen nga izolimi.

Shumë afera koncesionare, ku janë përfshirë ish-ministra dhe ministra të qeverisë “Rama” janë duke u hetuar nga SPAK. A besoni se do të shkohet tek arrestimi u atyre që kanë abuzuar?

Jam skeptike për moralin, ritmin dhe forcën goditëse të SPAK. Ashtu siç thotë populli, dita e mirë duket që në mëngjes, jam e zhgënjyer dhe e pezmatuar nga kjo strukturë parazitare, që ka vetëm shashka dhe asnjë rezultat.

Ndërkohë, ka pasur disa thirrje nga qytetarët që SPAK të arrestojë Berishën. Por nga ana tjetër ky i fundit po e sulmon fort prokurorinë? Mendoni se do marrë fund paprekshmëria e Berishës dhe a ka sot prova për korrupsionin e tij?

SPAK s’ka nevojë për thirrje popullore, pavarësisht se morali kombëtar është udhërrëfyes i qeverisjes dhe drejtësisë së një shteti, jo vetëm ndaj Berishës por edhe shumë e shumë personazheve të politikës dhe qeverisjes shqiptare majtas e djathtas që këtij vendi ja kanë venë shqelmin në fyt SPAK ka zero rezultat, përkundrazi ju ka dhënë këtyre personazheve kohën dhe imunitetin e duhur që të fshehin provat dhe të mbyllin pazaret më njëri-tjetrin.

Një zhvillim i fortë ishte ai i dëshmive të Nuredin Dumanit, ku është zbuluar se ky i fundit akuzon Metën si të përfshirë në vrasjen e vëllait të një ish deputeti. Si ka mundësi që emri i Metës del kudo kur bëhet fjalë për vrasje edhe ekzekutime?

Botimi i dëshmive të Dumanit është një nga skandalet më të rënda që nxjerr zbuluar SPAK dhe tregon përpara shqiptarëve se sa jo serioz është si institucion, si dhe me këtë administrim kriminal të dëshmive mund të amplifikojë krimin dhe vetëgjyqësinë në mes të shqiptarëve. Sa për pyetjen në lidhje me Metën, duhet parë se mos i ka bërë këto krime Ilir Metaj, jo Ilir Meta.

Meta është vënë nën hetim nga SPAK. Mendoni se Prokuroria Speciale do t’i çojë deri në fund këto 2 hetime apo në fund do mjaftohet me fjalët lapidar: “Nuk konstatuam elementë të veprës penale”.

Nuk do çuditesha të ndodh kjo që ju shkruani, në fund të pyetjes. Ka ndodhur dhe herë të tjera, forca dhe goditja e ligjit ekziston vetëm për shqiptarët e thjeshtë dhe të ndershëm, jo për autorët dhe regjisorët e plaçkitjes së Shqipërisë.

Sali Berisha së fundmi është shfajësuar për vrasjet e “21 janarit”, duke akuzuar Ramën se donte t’i merrte pushtetin me dhunë, a mendoni se SPAK do i shkojë deri në fund kësaj dosjeje?

Jam skeptike.

Mendoni se vizita e krerëve të  SPAK dhe BKH në Uashington do të sjellë arrestime në nivele të larta në politikën shqiptare?

Jo, nuk mendoj se është USA që i jep kurajon SPAK të bëj detyrën që duhet të kishte bërë prej 3 vjetësh.

Britania ka paralajmëruar një tjetër “listë të zezë”, mendoni se emri i Ilir Metës ndodhet aty?

Ndoshta, por mendoj që këto personazhe duhet të shpallen non grata nga morali kombëtar, jo nga shtetet e ndryshme ku ndoshta kanë dhe pasuritë dhe investimet e tyre të ndryshme. Personazheve që kanë rrjepur Shqipërinë unë nuk do ju uroja burgun sa do ju uroja konfiskimin qilizmë të çdo plaçkitjeje që i kanë bërë shqiptarëve. Ata duhet të ndëshkohen aty ku ju dhëmb më shumë dhe për aq sa vlejnë./m.j

Next Post
VIDEO/ Turkmenistani “poshtëron” presidentin rus: Si u pritën liderët e tjerë me bukë e kripë, Putin u la i vetëm

Nis "rebelimi" në Rusi, zyrtarët kërkojnë dorëheqjen e Putinit: Kreu tradhti të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm një orë

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm një orë

February 2, 2026
Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

February 2, 2026
Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

February 2, 2026
2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

February 2, 2026
Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

Vlorë/ Kamioni del nga rruga dhe përfundon në zonën e plazhit, shoferi në gjendje të rëndë

February 2, 2026
“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

“Territorialja”, Balla-opozitës: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë do aplikojmë mekanizmat zhbllokues

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In