• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK, mesazh politikanëve të korruptuar e bosëve të krimit, po ngrihet struktura që heton pasuritë e paligjshme! Ja si do të rekrutohen 8 hetuesi

by Java News
28/04/2022 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

SPAK nis procedurat për ngritjen e sektorit të hetimit financiar, një nga armët kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, përmes goditjes së pasurive. Hetuesit duhet të heqin dorë nga privatësia, të lejojnë kontrollin e komunikimeve dhe llogarive bankare, si dhe duhet të kalojnë vetingun e pasurisë dhe kontrollit të figurës

Në raportin e veprimtarisë vjetore të referuar në Kuvend për vitin 2021, SPAK paralajmëron se do të intensifikojë goditjen korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet gjatë vitit 2022. Në kuadër të këtij objektivi, me urdhër të kryetarit Arben Kraja, në SPAK kanë nisur procedurat për konstituimin e sektorit të hetimit financiar në SPAK, një nga sektorët më të rëndësishëm për goditjen e krimit dhe korrupsionit, përmes pasurisë. Parashikohet që të rekrutohen si pjesë të kësaj strukture 8 hetues financiarë. Hetuesit do të kryejnë një verifikim dhe analizë të mjeteve financiare të personave që do të merren në hetim nga SPAK, për korrupsion, pastrim parash  apo anëtarë të grupeve kriminale.

Hetimet financiare do të behën për llogari të prokurorit të SPAK që ka çështjen në hetim. Gjatë verifikimeve, hetuesit financiar, do t’i raportojnë prokurorit të SPAK rezultatet e hetimit. Ata do të dalin në konkluzion nëse një person nën hetim nga SPAK e justifikon apo jo pasurinë që posedon apo që e ka fshehur në emra të terë, në ç’masë e justifikojnë, sa është vlera e pasurisë dhe vlera e të ardhura të ligjshme. Ngritja e një kësaj strukture është një mesazh i qartë për protagonistët e korrupsionit dhe krimit, të cilët posedojnë pasuri me vlerë marramendëse.

“Sistemi përzgjedhjes së hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme është një proçes sfidues, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre që mbështet prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar sipas kompetencës lëndore të parashikuar në ligjin 95/2016”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Kandidatët për këtë strukturë duhet të plotësojnë disa kritere si, të jenë diplomuar për drejtësi, financë apo në fusha të tjera që lidhen me hetimin financiar. Të kenë eksperiencë punë jo më pak se dy vjet si oficerë të policisë gjyqësore. Duhet të hapin pëlqimin për kontrollin periodik të komunikimeve dhe llogarive të tyre bankare. Nëse kandidatët vlerëson si të mundshëm, ata do t’u nënshtrohen më pas 4 fazave vlerësimi, si kontroll të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, vlerësim me shkrim, intervistë me gojë, vlerësimin e jetëshkrimit etj. Afati i aplikimeve është deri në 12 maji 2022./shqiptarja.com

Next Post
Batuta e Ramës në konferencë me Varhelyi: Kam mbetur pa ju dalë vetëm në frigorifer

Batuta e Ramës në konferencë me Varhelyi: Kam mbetur pa ju dalë vetëm në frigorifer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

Fitime të mëdha nga Botërori 2026/ Infantino tregon shifrat: 150 milionë kërkesa për bileta

December 29, 2025
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, BE: Mënyra e vetme për të ecur në rrugën evropiane

December 29, 2025
Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

Nga prodhues në konsumatorë… Migrimi nga fshati drejt qytetit po cenon garantimin e furnizimit me ushqime

December 29, 2025
Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

Analisti: Kurti mundi opozitën, Vuçiçin, Ali Ahmetin dhe Ramën, rivalin e tij më të madh

December 29, 2025
Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’!  I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’! I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

December 29, 2025
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

December 29, 2025
VIDEO-“Kriza” e ujit në Vlorë/ Nis puna për riparimin e tubacionit kryesor! Defekti nga amortizimi i rrjetit dhe..

VIDEO-“Kriza” e ujit në Vlorë/ Nis puna për riparimin e tubacionit kryesor! Defekti nga amortizimi i rrjetit dhe..

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com