Prokuroria e Posaçme ka lëshuar të paktën 11 urdhërarreste për inceneratorin e Fierit.
Burime nga policia raportojnë se deri më tani në pranga kanë rënë 5 persona.
Sipas të njëjtave burime, nga 11 urdhërarrestet është konfirmuar që 5 prej tyre, tashmë në kërkim, ndodhen jashtë territorit shqiptar. Operacioni mësohet se po kryhet nga BKH dhe Operacionalja.
Momentalisht emrat e të arrestuarve nuk dihen ende.
Operacioni është aktualisht në vijim dhe në përfundim të tij pritet të ketë një informacion të detajuar.
/a.r