• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK “lan duart” nga një hetim i dytë për Llallën, dosja “ping pong” mes Prokurorisë së Posaçme dhe asaj të Tiranës

by S T
24/03/2025 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës dhe SPAK janë dukë bërë “ping-pong” me hetimin e një kallëzimi ku ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, akuzohet për “shpërdorim të detyrës”.

Ish-kryeprokurori i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, që nuk shkoi asnjëherë në qeli, pasi u largua jashtë vendit para dënimit, është kallëzuar nga një ish-oficer policie gjyqësore. Ky i fundit pretendon se Llalla ka “shpërdoruar detyrën”, kur firmosi një urdhër-shkarkimit të menjëhershëm nga detyra në vitin 2016, për shkak të një komenti të tij në rrjetet sociale.

Gjykata e Posaçme mori së fundmi në shqyrtim një kërkesë të SPAK për pushimin e këtij hetimi, por gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, u gjend në situatën ku dosja nuk ishte më në duart e SPAK. Në këto kushte, gjyqtarja Gjoka vendosi të deklarojë të papranueshme kërkesën e SPAK, pasi gjykimi kishte mbetur pa objekt.

Por ç’ka ndodhur me hetimin penal të SPAK, nr. 103 të vitit 2024. Referuar vendimit të Gjykatës së Posaçme, të siguruar ngaA2, fillimisht kallëzimi për “shpërdorim detyre” ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla është regjistruar nga Prokuroria e Tiranës në shkurt të vitit 2023.

Pas gati 1 vit hetimi kjo prokurori ka regjistruar emrin e ish-kryeprokurorit Llalla si person nën hetim. Në të njëjtin moment Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe e ka dërguar dosjen në SPAK, si prokurori që mund të hetojë akuzat ndaj një ish-kryeprokurori.

Pasi e ka marrë në dorë, SPAK ka regjistruar çështjen penale, por po aty ka vendosur të heqë emrin e Llallës krah akuzës “shpërdorim detyre”.

Shtatë muaj më vonë, SPAK, ka kërkuar të pushojë çështen, fakt që nuk refuzuar nga Gjykata e Posaçme, që duke vënë re hetime të paplota, ka kthyer dosjen për 3 muaj në prokurori. Ndërsa gjykata priste rezultatet e veprimeve hetimore të kërkuara prej saj, më 30 dhjetor SPAK ka shpallur moskompetencë, duke e përcjellë dosjen në Prokurorinë e Tiranës.

SPAK ka vlerësuar se për rastin në fjalë mund të ndodheshin para mundësisë për të hetuar veprën penale të “mashtrimit kompjuterik”. Referuar vendimit të Gjykatës së Posaçme, kallëzuesi i Llallës ka pretenduar se SPAK nuk zbatoi urdhërimet e gjykatës dhe ka kërkuar vazhdimin e hetimit, hetim që ndodhet tashmë në duart e prokurorisë së kryeqytetit.

Next Post
Gjykata i dha të drejtë qeverisë italiane për marrëveshjen me Shqipërinë, ish-kryeministri Renzi viziton të mërkurën kampin e Gjadrit

Gjykata i dha të drejtë qeverisë italiane për marrëveshjen me Shqipërinë, ish-kryeministri Renzi viziton të mërkurën kampin e Gjadrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

September 2, 2026
Sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane

Sulmi me dron në aeroportin e Leipzigut, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane

September 2, 2026
“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

“Daily Express”: Eksperti britanik zgjedh Shqipërinë për pushimet e vjeshtës: Absolutisht e mrekullueshme

September 2, 2026
“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

September 2, 2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

September 2, 2026
Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

September 2, 2026
U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

September 2, 2026
Lot, lule dhe qirinj në vendin ku humbën jetën dy të rinjtë në Vlorë, shokët: Na dhemb shpirti

Tragjike në Shkodër! Makina përplaset me motorin, vdes në vend 17-vjeçari

September 2, 2026
Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë për të përfituar!

Kompensimi i fermerëve përmes autofaturës, Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

September 2, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

PD akuza qeverisë: I shpalli “luftë” drejtësisë, u bllokon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com