Hoteli ‘Ador’ në pronësi të Admir Hoxhës, i ka kaluar shtetit. SPAK njofton sot se kjo pronë me vlerë 5 milion euro është konfiskuar.
“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftimin e SPAK.