SPAK ka finalizuar një operacion antidrogë. Detajet do të bëhen publike gjatë një konference për shtyp në 12:30.
Operacioni në bashkëpunim me autoritetet e huaja ligjzbatuese.
“Në orën 12:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet finlandeze për zhvillimin e një operacioni të përbashkët kundër disa grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do t’ju kërkoja të paraqiteni në orën 12:10, që të mund të hyni dhe të jemi gati për fillimin e perpiktë”, njoftoi SPAK.