• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK është fitues përballë Veliajt, në betejën për manipulimin e opinionit publik

by Mero Baze
07/04/2025 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të konsideruar si krim përpjekjen e Erion Veliajt nga qelia e burgut për të ndikuar në media, dhe kjo shoqërohet me nëntekstin e “blerjes” së tyre.

Që media në Shqipëri ka qëndrime editoriale të ndikuara nga politika, kjo nuk është ndonjë gjë e re dhe as kriminale. Tanimë është modë në gjithë botën.

Dhe që Erion Veliaj kërkon ndihmë te media që e ka mbështetur atë në gjithë rrugëtimin e tij politik, po ashtu nuk është krim. E njëjta gjë vlen edhe për mediat kundërshtare të Veliajt. Ato janë kokë e këmbë të lidhura me Sali Berishën dhe, në qasjen e tyre ndaj drejtësisë, kanë qëndrime shumë herë më ekstreme se sa “udhëzimet” e Veliajt se si duhet ta mbronin mediat pro tij.

I gjithë ky debat nuk do t’ia vlente të bëhej, sikur SPAK, përmes “të dërguarve” të vet në media, nuk do të paraqiste ridënimin e Erion Veliajt të mbështetur në përgjime të reja “kriminale”, që pretendojnë se ai duhet të rrijë në burg.

Por Erion Veliaj u mbajt në burg nga Gjykata e Apelit nën këtë trysni të SPAK në media.

Publikimi i këtyre përgjimeve e bën banal pretendimin e SPAK dhe provon se ai ka ndikim të frikshëm mbi GJKKO, e cila nuk merr as mundimin të mendojë nëse duhet të shqyrtojë provat e reja të SPAK.

Tani le të bëjmë një bilanc:

Kush ka bërë më shumë dëm – udhëzimet e Veliajt për të kërkuar ndihmë nga shtypi, apo udhëzimet e SPAK për të linçuar publikisht një të arrestuar në qeli, që nuk ka shumë mundësi të mbrohet?

Përpjekja e Erion Veliajt për të ndikuar në media nuk e shpëtoi Erion Veliaj.

Nga ana tjetër, nëse SPAK ka fakte për lidhje kriminale mes medias dhe Erion Veliajt, duhet të bëjë hetim dhe të hapë çështje penale.

Por SPAK nuk mund të kriminalizojë qëndrimet editoriale të shtypit, as pikëpamjet e tyre kritike ndaj SPAK.

E kundërta është e vërtetë:

Manipulimi i opinionit publik për përgjimet e Veliajt e manipuluan Gjykatën e Apelit, dhe ajo konsideroi si prova penale këto përgjime banale, që po dalin si argumente pse Veliaj duhet të mbahet në burg, edhe pse nuk i është formuluar ende ndonjë akuzë.

Pra, në betejën për të manipuluar shtypin, fitues është SPAK, jo Veliaj.

Natyrisht, që ka më shumë mundësi se Veliaj ta bëjë këtë.

Shumica e pronarëve të mediave janë peng i SPAK për shkak të lidhjeve të tyre me politikën dhe biznesin, dhe SPAK e ka të lehtë t’u bëjë shenjë të rrinë urtë. Disa prej tyre figurojnë në përgjime apo përfolje të botës kriminale dhe nuk duan telashe.

Disa të tjerë më “defiçentë” i ka kthyer në zëdhënës, që vendosin “gjoba” lart e poshtë në emër të SPAK, duke u paraqitur si të dërguar të tij.

Media të sponsorizuara nga donatorë të programeve financiare që mbështesin edhe SPAK-un, siç është BIRN, natyrisht janë të vetmet media të paguara për ta mbrojtur SPAK-un, dhe nuk duhen marrë në konsideratë, pasi thjesht bëjnë propagandë me lek. Aq më tepër tani që u janë rralluar edhe donatorët.

Pra, SPAK e ka fituar betejën për të manipuluar opinionin publik rreth Veliajt, kryesisht me median dhe kontrollin e pushtetit që ka vendosur mbi ta.

Ajo për të cilën më së shumti akuzojnë Veliajt, në fakt e kanë bërë vetë dhe e kanë bërë më mirë se ai.

Problemi është që ne SPAK-un e kemi krijuar për të vendosur drejtësinë, dhe jo kontrollin mbi median me lajme linçuese dhe hakmarrje të ulëta ndaj qytetarëve, duke keqpërdorur përgjimet dhe jetën private.

Nuk di çfarë mund t’i bësh më shumë një të arrestuari, të cilin e ke mbyllur në qeli me një vendim joproporcional në raport me fazën ku janë hetimet, dhe pastaj i përgjon bisedat me gruan, përhap thashetheme perverse, i nxjerr nga konteksti, dhe lëshon mbi të një ushtri propagandistësh që mbahen në treg ose si të dërguar të SPAK, ose si media të sponsorizuara për ta mbështetur atë.

SPAK ka bërë gjithçka për të linçuar Erion Veliaj, dhe ky është një fakt publik.

Një nga armët që ka përdorur në këtë linçim është edhe mënyra si ka kontrolluar opinionin publik përmes shtypit.

Në këtë pikë mund t’i vëmë notën 10, sikur të kishim për kriter modelin e Goebbels-it për kontrollin e opinionit publik përmes shtypit, ose modelin e propagandës komuniste për gjyqet popullore.

Por ne shpresuam të ndërtonim një drejtësi evropiane.

Next Post
“S’është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave”, Dash Shehi zbardh planin e ‘Djathtas për Zhvillim’: Mjafton mos të vidhet dhe…

“S'është ndonjë hata e madhe rritja me 25% e pagave", Dash Shehi zbardh planin e ‘Djathtas për Zhvillim’: Mjafton mos të vidhet dhe...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Tepër saktë Mero Baze.
    Do të shtojsha se SPAK, është këthyer në Drejtori Juridike e PD dhe Sali Berishes, dhe PIKËRISHT KJO GJË, e diskrediton atë kundrejtë opinionit publik shqiptar, ashtu edhe në nderkombëtaret që e mbështetën reformën në drejtësi, e veçanerisht SPAK.
    Ky është deshtimi dhe diskreditimi kryesor i SPAK, pa hyrë në detaje teknike.
    Pikërisht ky deformim, i QËLLIMIT që u ngrit SPAK,,për të goditur krimin e organizuar dhe korupsionin, është zhvleresuar dhe deformuar krejtesisht.
    Si Reformë në drejtesi duhej bërë, por u shkaterrua rrugës nga nderhyrjet kriminale të Sali Berishes me shokë.
    Urgjent, duhet nderruat kjo trupë prokurorësh, me njerëz të pa kompromentuar, me dinjitet e karakter, e jo si Dumani me kompani, që janë rrahur qysh KULISHË nga Sali Berisha, thomi na nga Labëria, prandaj mban një qëndrim prej burokrati të zënë në çarkun e pandeshkueshmerisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In