• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK, e ka detyrim moral dhe ligjor të zbardhë Gërdecin dhe 21 Janarin

by Artur Ajazi
26/05/2022 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gërdeci dhe 21 Janari, mbeten dosjet më të bujshme, për të cilat SPAK-u, duhet të ndalet, të hetojë dhe dërgojë për gjykim cilindo që ka gisht në ato krime. Koha thonë “mbulon gjithçka”. Por të paktën, në rastin e këtyre krimeve kaq makabre, duhet që drejtësia të thotë fjalën e saj. Askush, jo sot, por edhe pas 100 vitesh, nuk mund të mbetet pa marrë ndëshkimin e ligjit.

Ky është parimi  bazë në  sistemin demokratik. Edhe sot pas 11 vitesh, 21 Janari akuzon, 4 të vrarët duan dhe presin drejtësi. Edhe sot pas 11 vitesh, ata që i vranë, ata që qëlluan mbi protestuesit paqësorë, dhe që kishin synim edhe më tej, të vrisnin madje edhe kryetarin e Partisë Socialiste, janë të lirë, të pandëshkuar nga organet kompetente. Dhe në fakt, drejtësia dhe vetëm ajo, ka të drejtën dhe detyrimin të japë verdiktin e saj për ata që urdhëruan dhe fshehën vrasësit, për ata që mbrojtën snajperët e Gardës dhe rojet e ish-kryeministrisë. Katër të vrarët e 21 Janarit, sot janë “Dëshmorë të Atdheut”, sepse meritojnë nderime të tilla.

Ata ishin të pafajshëm, kishin ardhur të protestonin dhe mbështesnin opozitën e asaj kohe, me mendimin dhe shpresën e madhe, se qeverisja e asaj partie që njeh vetëm dhunën si mjet “demokratik”, do të ishte e përgjegjshme. Katër të  vrarët e 21 Janarit  dhe mungesa e ndëshkimit ligjor, janë akuza më e madhe ndaj ish-kryeministrit, (për ironi të fatit sot kryetar i PD) ndaj ish-ministrit të Brëndshëm, (me vila dhe pasuri marramendëse) ndaj drejtuesve të Gardës dhe snajperëve që zbatuan urdhërat kriminalë, por edhe hetuesve dhe prokurorëve, që kanë patur kohën dhe mundësinë të çojnë në qeli autorët e një krimi makabër. Katër të vrarët e 21 Janarit, janë edhe sot shembëlltyra e një partie politike dhe ish-qeverisje të shëmtuar dhe kriminale, e cila me vetëdije të plotë, përmes gojës së ish-kryeministrit deklaronte se “garditët janë heronj, të vrarët janë kamikazët e Ramës”.

Dhe me të drejtë në ditën e përkujtimit të tyre, kryeministri Rama deklaron se “ata që përdorën çekiçin e gjykatësit dhe sakatuan të drejtën e familjarëve për të parë drejtësi për 21 Janarin nuk duhet të harrohen, edhe pse  një pjesë e tyre janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet në atë sistem, një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen të vetëdijshëm që nuk mund ta kalonin filtrin e llumit, një pjesë tjetër janë akoma në punë se nuk i ka ardhur radha duke qenë se janë në shkallën e parë”.Drejtësia për 21 Janarin është një detyrim moral dhe ligjor i drejtësisë së re, e cila së fundmi  ka nisur të lëvizë, duke kërkuar rihapjen e dosjes së  vrasjeve të 4 “Dëshmorëve të Atdheut” dhe Gërdecit.

Ata prokurorë dhe gjyqtarë që menduan se me Vetting-un, dhe përjashtimin nga drejtësia i shpëtuan ndëshkimit ligjor, duhet patjetër të japin  llogari  para shqiptarëve, dhe para familjarëve të 4 të vrarëve. Partia Socialiste dhe personalisht kryetari i saj Edi Rama, mbeten të vendosur, në kërkesën e tyre për të dhënë drejtësi për 4 të vrarët e 21 Janarit,për të hetuar dhe gjykuar pa asnjë mëdyshje këdo që ka qenë në piramidën qeveritare, dhe që mban përgjegjësi ligjore për urdhërat e dhënë. Ka ardhur koha që drejtësia e re, të mbyllë në qeli  jo vetëm zbatuesit e urdhërave kriminalë, por edhe vetë vrasësit me kollare.

Mungesa e ndëshkimit, u ka hapur rrugën ish-pushtetarëve dhe ish-urdhëruesve të Gërdecit dhe 21 Janarit, të kërkojnë  sërish  pushtetin, tu premtojnë sërish shqiptarëve “qeverisje të mirë”. Goditja ndaj grupeve kriminale është padyshim sukses, por edhe zbulimi, hetimi dhe gjykimi i krimeve shtetërore mbetet pritshmëria e madhe e qytetarëve. Të shohësh pas hekurave një kriminel është suksesi qeverisë, kurse të shohësh në qeli një politikan të korruptuar apo qeveritar vrasës, është  fitore e drejtësisë.

Next Post
SPAK, mesazh politikanëve të korruptuar e bosëve të krimit, po ngrihet struktura që heton pasuritë e paligjshme! Ja si do të rekrutohen 8 hetuesi

Kreu i ri i SPAK në dhjetor, arrestimi i vrasësve me pagesë dhe financuesit të lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

July 10, 2026
Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

July 10, 2026
Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për disa krime, arrestohen në Durrës 2 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për disa krime, arrestohen në Durrës 2 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore

July 10, 2026
Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

July 10, 2026
SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

July 10, 2026
“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

July 10, 2026
Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

July 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Korrik 2026

July 10, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

July 10, 2026
“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In