• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK dhe Republika e Prokurorëve

by Fatos Çoçoli
20/02/2025 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Që nga momenti i arrestimit të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, SPAK, shpresa e të gjithë ne se shtetin e së drejtës do të mund ta ndërtojmë nga themelet në Shqipëri, nisi t’i marrë me vete disa nga këto themele, për shkak të një hetimi me shumë mangësi profesionale të SPAK mbi korrupsionin e pretenduar të këtij kryetari.

Pse SPAK është ulur në sytë e qytetarëve?

Kjo shpresë e vakur tashmë, u pasqyrua dhe në sondazhet e fundit mbi qytetarët për mbështetjen ndaj SPAK, ku shifra, nga një lartësi prej 92 përqind e të intervistuarve përpara datës 10 shkurt të arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, zbriti frikshëm në nivele 60 dhe 50 përqind.

Matjet e mendimeve të qytetareve mund të mos jenë me saktësi të lartë, por ato të paktën të tregojnë se një pjesë e mirë e tyre nuk janë të bindur për drejtësinë e vendimit për vënien në arrest të këtij kryetari, për shkak të hetimit pasuror ndaj tij, si dhe për lidhjen shkak-pasojë mes gjetjeve të dosjes hetimore(rreth 85 mijë euro blerje disavjeçare rrobash dhe bizhuterish të bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Tiranë) dhe korrupsionit të pretenduar të këtij kryetari në ushtrimin e detyrës prej tij nga viti 2015 e deri në vitin 2024.

Të 85 mijë eurot e qindra faqeve të përshkrimeve të qindra faturave të blerjeve përmes internetit(zakonisht të korruptuarit blejnë me para në dorë, për të mos lënë gjurmë të parave të korrupsionit), nuk përbëjnë as edhe një të dhjetëmijtën e vlerës së mbi 9.3 milionë metrave katrorë të dhënë nga bashkia Tiranë në vitet 2015-2023, sipas të dhënave të INSTAT.

Sipërfaqet e dhëna për ndërtim nga bashkia Tiranë në vitet 2015-2023
2015 223 mijë m2
2016 209 mijë m2
2017 522 mijë m2
2018 940 mijë m2
2019 1,456 mijë m2
2020 1,122 mijë m2
2021 1,629 mijë m2
2022 1,808 mijë m2
2023 1,410 mijë m2
TOTALI: 9,339,000 m2
Dosja e SPAK: Insinuata dhe jo akuza me lidhje shkak-pasojë

Nëse këto 9.3 milionë metra katrorë shumëzohen me të paktën 1 mijë euro vlera mesatare e një metri katror në Tiranë(është shumë më tepër sot), bëjnë 9.3 miliardë euro. Kjo është, në sasinë më të vogël të mundshme, vlera në treg e lejeve të dhëna në këto 9 vite 2015-2023, nga struktura e bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga kryetari i sotëm i saj në pranga.

Një zyrtar shtetëror në këtë pozicion, i nxitur dhe me llogari të qarta per të bërë korrupsion, do të kishte kërkuar nga qindra tenderat e bashkisë dhe mijëra lejet e ndërtimit, të paktën 2 përqind të shumës totale. Ose, nëse kufizohemi tek lejet e ndërtimit, të paktën 186 milionë euro.

Ku janë këto para korrupsioni? Nëse SPAK kërkon t’i ngjajë Byrosë Federale të Hetimit(FBI) të SHBA-ve, çdo hetues i këtij institucioni të jashtëzakonshëm në gjurmimin e origjinës së parave abuzive apo të korrupsionit, do të kishte marrë një ekspert kontabël dhe një ekspert auditimi fondesh publike.

Për të parë me imtësi shkeljen e supozuar të procedurave në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo të barazisë në tenderat për ndërtime e shërbime publike me vlera të mëdha, që ka bërë në këto 9 vite(2015-2023) Bashkia Tiranë.

Çfarë kërkon të gjejë një hetues i FBI -sënë dyshimet për korrupsion në lejet dhe tenderat federalë (https://www.fbi.gov/investigate/public-corruption)
Shkelje të barazisë në tendera
Shkelje të konkurrencës së ndershme
Shkelje të qëllimshme në dokumentacionin e tenderit apo lejes së ndërtimit
Lidhjen shkak-pasojë mes shkeljeve në tendera dhe leje ndërtimi, me përfitimet e paligjshme të kryerësit të supozuar të korrupsionit
Çdo hetues i FBI-së do të kishte kërkuar shmangjen e qëllimshme të kompanive konkurrente në tendera apo shkelje në dokumentacionin e dhënies së lejeve të ndërtimit, për të favorizuar sipërmarrësit me të cilin kryebashkiaku kishte vendosur të bënte korrupsion. Për fat të keq, deri tani, nga sa ka dalë në media për përmbajtjen e dosjes voluminoze të SPAK mbi kryetarin e bashkisë Tiranë, nuk ka as edhe një provë të shkeljeve të kryera në dhënien e lejeve të ndërtimit, apo të parregullsive në procedurat e fituesve të tenderave të bashkisë për ndërtesa apo shërbime bashkiake.

Dhe nëse prokurori i SPAK nuk ka kohën fizike t’u shkojë pas të gjitha dokumentave voluminoze të lejeve të ndërtimit dhe të tenderave të fituar nga të pesë sipërmarrësit e akuzuar për bashkë-korrupsion me kryetarin e bashkisë, të paktën të kishte kërkuar bashkëpunimin e një eksperti kontabel të autorizuar dhe të një audituesi, të cilët çdo hetues i FBI-së i ka në ekip, për të nxjerrë të vërtetën dhe lidhjen e dyshuar shkak-pasojë për korrupsion, si dhe për të prodhuar provat në gjyq.

Pa këtë lidhje të zhbiruar dhe të mbështetur mbi prova, të 85 mijë eurot e blerjeve në internet përmes kanaleve bankare, të veshjeve dhe bizhuterive të bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Tiranë në vitet 2012-2024, duket mjerane, në mbajtjen e peshës së rëndë të akuzave të formuluara nga SPAK.

SPAK dhe GJKKO: jo Republikë Prokurorësh!

Sigurisht që SPAK ka të gjithë të drejtën legjitime të hetojë pasurinë e seicilit politikan dhe të nëpunësve të lartë të administratës sonë shtetërore, por nga dyshimet dhe insinuatat për lidhje shkak-pasojë mes disa dhjetra apo qindra faturave me vlerë totale blerjeje 85 mijë euro në 12 vjet, tek provat kokëforta për praninë e korrupsionit në aktivitetin e kryetarit të bashkisë Tiranë, ka në mes një det të tërë.

Është pikërisht ky det dhe kjo mungesë therrëse profesionalizmi e prokurorit të çështjes në SPAK dhe e gjyqtarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), i cili ka dhënë urdhërin e arrestit të kryetarit të bashkisë Tiranë, që ka shqetësuar qytetarët, se standardet e drejtësisë së re janë në rrezik.

Dhe nga rreziku i përdhosjes së këtyre standardeve e deri tek fantazmat e një republike prokurorësh, nuk ka më në mes një det të tërë. Janë shumë afër. Kjo është arësyeja pse mbështetja e SPAK mes qytetarëve sot ka rënë ndjeshëm.

Next Post
Pas fjalimit, kryeministri Rama takon këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës

Pas fjalimit, kryeministri Rama takon këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In