Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për zyrtarët e Bashkisë Divjakë dhe ka dërguar dosjen në GJKKO.
Të pandehur janë marrë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica, me detyrë drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit, si edhe Vojsava Leçini.
Ndaj tyre është komunikuar akuza “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për 3 procedura tenderimi të kryera nga Bashkia Divjakë, të cilat kapin vlerën 1 milionë euro.
Hetimi i SPAK nisi si vijim i një fraksioni të një dosje tjetër. Tashmë, Gjykata e Posaccme pritet të hedhë shortin për të caktuar gjyqtarin e hetimit paraprak , i cili do marrë në shqyrtim çështjen.











