• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK dërgoi kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, çfarë ndodh tani në Kuvend

by A R
10/07/2023 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar kërkesën në Kuvendin e Shqipërisë për arrestimin e deputetit socialist, ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Tashmë lëvizja e radhës i takon Kuvendit. Gazetarja Klesiana Omeri, raporton se vendimin e merr Këshilli i Mandateve, por ende nuk ka një njoftim se kur do të mblidhet.

“Tashmë pritet lëvizja e radhës nga Kuvendi i Shqipërisë, për t’u mbledhur Këshilli i Mandateve në mënyrë që ta heqë mandatin e deputetit, por edhe për lehtësirat e tjera që përfiton nga ky funksion. Ende nuk ka një konfirmim se kur mund të mblidhet Këshilli i Mandateve”, raportoi gazetarja Omeri.


Këshilli ka vetëm dy ditë kohë sipas rregullores së Kuvendit për t’u mbledhur dhe për të marrë një vendim sa i përket kësaj kërkese të SPAK.

Gazetarja Klesiana Omeri raporton se gjatë kësaj kohe që ka mbërritur edhe kërkesa e SPAK ka pasur një mbledhje të grupit parlamentar të PS-së, ku ndër të tjera është diskutuar edhe kjo çështje.

Ndërkohë paralelisht kryeministri Edi Rama mbërriti në një prej vilave qeveritare në zonën e ish-Bllokut përballë kryesisë së Kuvendit, por nuk ishte pjesë e mbledhjes.


Eskorta e Kryeministrit Edi Rama në vilën qeveritare në ish-Bllok

Ende nuk ka një reagim nga Partia Socialiste rreth kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Ahmetaj, sipas gazetares Omeri, ka edhe të drejtën për t’u dorëhequr, megjithatë në orët në vijim mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës.

“Do mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës. Do të presim nëse Këshilli i Mandateve nuk do të humbasë kohë dhe do të mblidhet ditën e sotme ose do t’i japë më shumë kohë Arben Ahmetajt për të përpiluar dorëheqjen. Gjithçka mbetet për t’u parë në këto orë dhe për t’u konfirmuar në vijim”, raportoi gazetarja.



SPAK po e heton Ahmetajn për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë e fshehje pasurie.

Në kërkesën dërguar Kuvendit, SPAK kërkon po ashtu po ashtu për kontroll në banesën dhe zyrën e Ahmetajt.

/a.r

Next Post
VIDEO / Temperaturat e larta, stacione freskie për qytetarët në Tiranë

VIDEO / Temperaturat e larta, stacione freskie për qytetarët në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com