• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e PD: Lejoi vëllanë të ndërtojë pallatin 14 katësh

by A R
14/10/2024 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka dorëzuar sot pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për dërgimin në gjykim të çështjes penale me të pandehur Eduart Kapri, ish-Kryetar i Bashkisë Pogradec, Besjan Meço, jurist i Bashkisë, dhe Besmira Niko, specialistë në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

Të tre ata akuzohen për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim, sipas Kodit Penal. Kjo procedurë penale është regjistruar mbi bazën e provave të mbledhura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë.

Sipas hetimeve, Eduart Kapri, në rolin e tij si Kryetar i Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, kanë lejuar ndërtimin e një objekti 14 katësh nga shoqëria “Gedi sh.p.k.”, e cila ka si administrator vëllain e tij, Gëzim Kapri. Ky ndërtim u lejua në shkelje të ligjeve të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, duke krijuar përfitime të padrejta për shoqërinë ndërtuese, shkruan A2.

Në vitin 2009, “Gedi sh.p.k.” kishte marrë një leje ndërtimi për një kompleks banimi, por kërkesa për zgjatjen e afatit të saj u refuzua. Pavarësisht kësaj, Eduart Kapri miratoi një vendim për të vazhduar ndërtimin, duke shkelur vendimin e Gjykatës Administrative. Ky rast nënvizon shqetësimet për korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës në nivel lokal.

“Në përfundim të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe pas analizës ligjore të kryer, rezulton se është dokumentuar fakti penal, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, shtetasi Eduart Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k., (me administrator shtetasin Gëzim Kapri, vëllain e shtetasit Eduart Kapri), në qytetin e Pogradecit.

Rezulton se në vitin 2009, subjekti Gedi sh.p.k., kishte marrë një leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec, për ndërtimin e Objektit “Kompleks Banimi dhe Shërbimi”, 1 kat nëntokë + 2 kate ambiente shërbimi + 9 kate ambiente banimi, në lagjen nr.3 të qytetit Pogradec. Në atë kohë administrator i shoqërisë Gedi sh.p.k., ishte shtetasi Eduart Kapri.

Në kushtet kur Bashkia Pogradec, i’a kishte refuzuar zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi, për shkak se afati për përfundimin e punimeve ishte data 09.12.2014 dhe kërkesa e subjektit ndërtues ishte depozituar me shkrim në datë 05.11.2014 (jashtë afateve ligjore ta parashikuara nga ligji 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe kur çështja ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kryetari i Bashkisë Pogradec, tashmë shtetasi Eduart Kapri, me vendimin nr. 99, datë 31.03.2016, me objekt “Leje për rishikim të kushteve të lejes”, lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara, por dhe ndërtimin e një objekti 14 katësh, në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, nga shoqëria ndërtuese “Gedi” sh.p.k, me administrator vëllain e tij, shtetasin Gëzim Kapri”, thuhet në dosje.

/a.r

Next Post
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?

Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, sa do të kushtojnë dhe sa do të zgjasin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com