• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK çon në gjyq 8 të pandehur për skemën e falsifikimit dhe tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, mes tyre edhe “Rrumi i Shijakut”

by E B
30/06/2026 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.235/1 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:

Aleksandër Laho, alias Rrumi, i dënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e paekzekutuar, akuzuar për veprat penale:

“Mashtrim”, me shumë se një herë, me pasoja të rënda, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.

“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Vullnet Muça, alias Vullnet Kondi dhe Vullnet Muharremi, i padënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, që nga data 2.10.2025, akuzuar për veprat penale:

“Mashtrim”, me shumë se një herë, me pasoja të rënda, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Agron Bejdolli, i padënuar më parë, hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e paekzekutuar, i akuzuar për veprat penale:“Mashtrim”, me shumë se një herë, me pasoja të rënda, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143 paragrafi 2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

“Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal me persona që kanë për detyrë të lëshojnë dokumentet, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 3, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.“Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Next Post
Nga projektligji për kontrollet zyrtare te raportet e institucioneve, Kuvendi mblidhet në seancë

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, Kuvendi pezullon përkohësisht seancën plenare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com