• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SPAK çel fushatën elektorale në një ditë me Berishën

by Mero Baze
10/02/2025 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Erion Veliaj u shoqërua sot në ambjentet e burgut në Tiranë, me kërkesë të SPAK, pas akuzës për korrupsion pasiv dhe pastrim të produktit të veprës penale. Edhe pse nuk janë të specifikuara në vendimin e shkurtuar të gjykatësit, bëhet fjalë për një histori të ndërtuar si në filma, me veprimtarinë e një fondacioni kulturor, ku janë përfshirë të gjithë donatorët, dhe për faktin që një shtëpi në Qerret, në emër të prindërve të Ajola Xoxës, dyshohet se është e çiftit Veliaj, pasi aty janë gjetur lodrat e djalit të tyre që rri me gjyshen.

Arrestimi, i cili është bërë në fillim të fushatës elektorale, ku Veliaj udhëheq fushatën e Tiranës, shton shumë motivimin politik të arrestimit me burg, megjithëse cështja nuk ka shkuar ende në gjykatë.

Veliaj, i cili u sulmua për vite nga opozita lidhur me inceneratorët dhe atë që e quanin afera e 5D, duket se nuk është gjetur se është implikuar askund, dhe ndaj tij nisi një hetim pasuror i rrethit familjar – një lloj gjuetie shtrigash vetëm për t’u justifikuar akuzat e policisë ndaj tij.

Ndryshe nga politikanët e tjerë të lartë, si Sali Berisha apo Ilir Meta, të cilët janë në hetim për shkak të përgjegjësive të tyre si zyrtarë të lartë, Veliaj po shkon në burg pa shkuar ende në gjykatë, jo për shkak të përgjegjësive të tij si zyrtar, por pa asnjë proces hetimor në rrethin e tij familjar. Akuzat e nisura mbi bazën e një denoncuesi anonim krijuan një klimë edhe më të helmtaisur diversioni brenda socialistëve, saktësisht sipas skenarëve që Berisha lexonte çdo ditë në publik.

Kjo i jep procesit të tij gjithë ngjyrat e një linçimi politik nga zyrtarët e SPAK, të cilët, me sa duket, duan të heqin komplekset e tyre politike nga sulmet e Berishës dhe Metës, duke ofruar shërbime politike për ta.

Arestimi paraprak i një zyrtari kaq të lartë – tri herë i zgjedhur i kryeqytetit në detyrë – për një hetim, jo rreth përgjegjësive të tij zyrtare, është thjesht përfshirje në fushatë elektorale e prokurorisë speciale. Drejtesia ka gjithë kohën dhe të drejtën e saj të hetoj dhe gjykoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës në liri, nëse dyshojnë për një konflikt interesi të punës private të gruas së tij me Bashkinë e Tiranës. Arrestimi në fillim të fushatës elektrale është rreshtim I neveritshëm politik.

Dhe ky është një lajm i rëndë për fatin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Të kompleksuara nga, duket, edhe ndryshimet politike në SHBA, zërat për ndërprerje të fondeve dhe frika nga një dobësim i pushtetit politik të tyre, prokurorët e SPAK po kthehen në origjinën e tyre “fisnore” të shërbëtorëve politikë, duke iu dhënë fund iluzionit për një drejtësi të re, bazuar mbi prova dhe jo mbi nevoja politike.

Procesi i hetimeve ndaj Erion Veliaj ka qenë një sagë e gjatë e intrigave personale dhe familjare, në disa raste me metoda të ngjashme me kohët e shkuara. Prokurori i çështjes dhe agjentët e BKH në atë proces kanë intimiduar artistë dhe bashkëpunëtorë të fondacionit me shantazhe personale, deri edhe në jetën private, duke gërmuar nëpër telefonat e tyre dhe duke krijuar një klimë paligjshme në prodhimin e fakteve që iu duhej për të ilustruar një akuzë që e kishin shkruar më parë.

Shpresoj që procesi gjyqësor të qartësojë historinë e shantazheve personale dhe familjare dhe të shërbejë për te hedhur poshtë, një standard hetimi politik. Ky standard ka nxjerrë në pah komplekset e tyre ndaj Sali Berishës dhe të tjerëve, presione, të cilat duket se kanë funksionuar.

Sot, SPAK nuk ka hyrë në zyrat e Bashkisë për të arrestuar Erion Veliaj, por ka hyrë në fushatë elektorale bashkë me Sali Berishën. Edhe ai sot e çeli me një lobist që ka çmimin prej 20 milion dollarë, për të treguar se “nuk ka vjedhur kurrë në jetë.”

Sidoqoftë, kur të dalë nga kjo fushatë, e sigurt është që drejtësia jopolitike, për të cilën u luftua tashmë, ka vdekur. Kështu, si palë politike, kemi pasur drejtësi edhe më parë, madje më profesionale se kjo, por nuk i duhej askujt, përveç atyre që e komandonin.

Next Post
Monika Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’

Arrestimi i Erion Veliajt, Kryemadhi mesazh Ramës: Citoje sërish Monikën, sepse ajo ta ka bërë benë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Të lumtë dora Mero.
    Pikë e presje nuk të luan.
    Këtë e bëjnë për presion që tu zgjatet mandati, por e kanë të kotë.
    Drejtësia fillon me 21 Janarin e me Gërdecin.
    Gjithë të tjerat janë broçkulla.
    Janë dokrra hinit.
    Por, PS edhe e vetme, do të derrmojë OPOZILESHËT tanë dhe SPAK do të demaskohet sepse po ecën në gjurmët e Besim Hajdarmatës, duke mos i lënë asnjë gjë mangut atijë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! “Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

LIVE! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

February 16, 2026
Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

February 16, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In