• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPAK bën gati dosjet/ Prokuroria zvarrit hetimet për 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të kallëzuar për fshehje pasurie

by
16/11/2021 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kallëzim i avokatit Fran Dashi, në prill 2020, për 20 ish gjyqtarë dhe prokurorë të niveleve të ndryshme, ka nxjerrë në pah ndryshimin e madh mes SPAK dhe prokurorisë së juridiksionit të zakonshëm, sa i takon goditjes së praktikave abuzive në gjyqësor, një kërkesë kjo tashmë e SHBA-BE për autoritetet shqiptare.

Kallëzimin penal për fshehje pasurie, mashtrim me pasurinë, shpërdorim detyre etj., avokati Fran Dashi e referoi në SPAK. Ndërkaq, SPAK regjistroi procedimin penal për 9 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, konkretisht për: Bashkim Dedja, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Gani Dizdari, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.

SPAK referoi në prokurorinë e juridiksionit të përgjithshëm subjektet e tjera të kallëzuara si për ish kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha, ish prokurorët Fatmir Lushi, Besnik Cani, Ferdinad Elezi dhe Besa Nikëhasani, si dhe ish gjyqtarët Luan Dervishi, Marina Rraboshta, Besim Trezhnjeva, Arjan Balliu dhe Ema Gashi. Këto subjekte nuk ishin në kompetencë të SPAK në bazës të përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.

Po çfarë ka ndodhur?

SPAK mori nën hetim të gjithë ish anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë për fshehje pasurie. Kërkoi sekuestrimin e një pjesë të pasurisë së Bashkim Dedes dhe Shkëlzen Selimit, kërkesë e cila u pranua nga Gjykatat e Posaçme. Me kërkesë të SPAK është dënuar me vendim të formës së prerë me 1.4 vite burg ish kryeprokurori Adriatik Llalla, të cilit i është sekuestruar edhe një pjesë e pasurisë. Gjithashtu, me kërkesë të SPAK, është sekuestruar një pjesë e pasurisë e Fatos Lulos, ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Këto ditë, SPAK pritet të çojë për gjykim dosjes e Bashkim Dedes dhe Fatos Lulos, ndërsa vijon hetimet për ish anëtarët e tjerë.

Fati i të kallëzuarve të tjerë

Edhe pse që të gjithë janë shkarkuar nga Vetingu për mosjustifikim pasurie, janë larguar nga sistemi nga frika e Vetingut dhe janë kallëzuar për akuza të njëjta, ndryshe nga sa ka vepruar SPAK, asnjërit prej të kallëzuesve në prokurorinë e zakonshme nuk i është sekuestruar pasuria. Asnjë prej të kallëzuarve në Prokurorinë e Tiranës, Durrësit dhe prokuroritë e tjera, nuk është marrë i pandehur si dhe nuk është referuar për gjykim në Gjykatë.

Në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian thuhet se për 10 ish gjyqtarët dhe ish prokurorët e referuar në prokuroritë e Tiranës dhe të rretheve vijojnë hetimet, pra prej gati 20 muajsh.

Para se ta kallëzonte Fran Dashi në prill 2020, Komisioni i Vetingut ka referuar në prokurori ish kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fushën, që në 21 maj 2019, pas konstatimeve të problemeve serioze me justifikimin e pasurisë. Petrit Fusha dha dorëheqjen si prokuror më datë 27 shkurt të 2019, pikërisht ditën që Komisioni i Vetingut i dërgoi dosjen e hetimit të pasurisë së tij si dhe i kaloi barrën e provës për të provuar të kundërtën e konstatimeve të KPK-së.

Në njoftimin e dorëheqjes, Petrit Fusha shprehej se “Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta”.

Përpos të tjerave, Petrit Fusha ka ndërtuar edhe një hotel me vlerë të deklaruar mbi 500 mijë euro në periferi të Tiranës, duke pretenduar se tokën ia ika falur daja, 11 500 000 lekë ia ka dhënë babai dhe 6 000 000 lekë ia ka dhënë motra, ndërsa pjesën tjetër e ka marrë kredi. Nëse çështja ndaj Petrit Fushës nuk është pushuar, duket e pajustifikuar që hetimet të mbahen pezull nga maji 2019 deri në nëntor 2021. /Adriatik Doci – Shqiptarja.com/

/b.h

Next Post
Dyshohet të jetë autori i një plagosjeje me armë, arrestohet pas 8 muajsh 27-vjeçari në Shkodër

Dyshohet të jetë autori i një plagosjeje me armë, arrestohet pas 8 muajsh 27-vjeçari në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

“Po përdhoset simboli i vezës”, Gonxhja thirrje protestuesve: Mblidhuni dhe flisni

July 29, 2026
Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Mbahet sot protesta e 60 kundër klasës politike, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 29, 2026
Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

July 29, 2026
Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave

Të vrarë nga lufta në Kosovë, Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13,227 viktimave

July 29, 2026
Rikthimi i telenenovelës që shënon fundin e protestës

Rikthimi i telenenovelës që shënon fundin e protestës

July 29, 2026
Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

July 29, 2026
Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës në Itali, arrestohet shqiptari. I gjenden drogë, 7 mijë euro cash dhe peshore

Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës në Itali, arrestohet shqiptari. I gjenden drogë, 7 mijë euro cash dhe peshore

July 29, 2026
Rezervati i zogjve shtegtarë i arkipelagut Changshan në Kinë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESCO-s

Rezervati i zogjve shtegtarë i arkipelagut Changshan në Kinë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore të UNESCO-s

July 29, 2026
Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

Shkoi të pastronte shtëpinë e vjetër, nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët që humbën jetën sapo ishin kthyer nga Gjermania

July 29, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com