• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spaho ‘zbulon rebusin’ për Tahirin: Ja çfarë fsheh Rama me hetimet

by A R
06/02/2019 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një dalje për mediat tha se Edi Rama ka zvarritur hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit nga prokuroria në parlament.

Kjo lëvizje sipas Spahos ka për synim fshehjen e të vërtetës, që të gjithë tashmë e dinë se zgjedhjet u blenë me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar.

“Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë ndërtuar një skemë për të zvarritur hetimet ndaj Saimir Tahirit me shpresën për ta shpëtuar atë nga burgu dhe më pas edhe veten e tij. Sot, ushtarët e Edi Ramës në konferencën e kryetarëve refuzuan ngritjen pa vonesë të komisionit hetimor për Saimir Tahirin.

Në përpjekje për ta zvarritur sërish të drejtën kushtetuese të opozitës për të kontrolluar qeverisjen, që në këtë rast ëhstë bashkëqeverisje me bandat, Partia Pocialiste kërkoi kohë për t’u njohur me kërkesën tonë për komision hetimor.

Pasi e bllokuan për gati një vit hetimin nga parlamenti të veprimeve të Saimir Sahirit dhe Edi Ramës për trafikun e drogës, duke mos na vënë në dispozicion asnjë dokument, kërkuan që të njihen me ndryshimet që ne kemi paraqitur në kërkesën për komision hetimor, megjithëse kërkesa është depozituar që në datën 1 Shkurt 2019.

Ndryshimet tona nuk janë thelbësore. Ato kanë të bëjnë; Me kohën e hetimit, që nga 6 muaj, bëhet 3 muaj;Me numrin e deputetëve që nga 9, bëhet 11;Me ngushtimin e kohës për të cilën do të hetohet, nga e papërcaktuar, në 2014-2018.

Skema për të zvarritur hetimin parlamentar për Saimir Tahirin dhe lidhjet e tij me trafikun e drogës është e njëjta që po ndiqet edhe në prokurori. Përtej shoë-ut që ndiqni në ekrane për afate të reja hetimi apo ankesa fallso kundër prokurorisë, gjithçka është skemë.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar se Donika Prela, që duhet të ishte nën hetim për pastrim parash dhe favorizim të bandave, po bëhet gati të lirojë Tahirin nga akuza e drogës dhe, në rastin më të keq, do t’i ngarkojnë një akuzë banale, si shpërdorimi i detyrës.

Edi Rama ka vendosur çdo insitucion në shërbim të Tahirit, për të mbrojtur veten e tij nga drejtësia.

Ka vendour parlamentin, ku zvarrit dhe i mohon opozitës të drejtën për komision hetimor.Ka vendosur prokurorinë, ku bëhet shoë me të vërtetën që shqiptarët e kanë mësuar prej kohësh: se Edi Rama, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe pjesa tjerër e bandës, kanë blerë zgjedhjet me paratë drogës.

Në 16 shkurt ëhstë dita që t’i japim fund kësaj maskarade dhe të bashkohemi për të mos lejuar asnjë nga këta bashkëpunëtorë të krimit të marrin peng të ardhmen tonë dhe të fëmijeve tanë.”, tha ai.

/a.rada

Next Post
Tenton të vrasë policët në Korçë, prangoset i armatosuri

Tenton të vrasë policët në Korçë, prangoset i armatosuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

September 23, 2026
Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

September 23, 2026
Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com