• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spaho tregon skenarin e mosbindjes civile

by A R
02/04/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i grupit parlamentar, Edmond Spaho, ka zbuluar arsyet pse opozita po përgatitet për mosbindje civile.

Në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Spaho sqaroi se PD ka kërkuar anulimin e taksës në Rrugën e Kombit, anulimin e skemës së TVSH për biznesin e vogël, anulimin e taksës së pronës, të taksës së ujit, si dhe futjen në skemën e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve të përjashtuara, por sipas tij, këto kërkesa nuk janë marrë parasysh nga kryeministri Edi Rama, duke shtyrë opozitën në mosbindje civile.

“Ne kemi kërkuar që të anulojë taksën e Rrugës së Kombit, 5 eurot, të anulojë skemën e TVSH për përfshirjen në të të 20-30 mijë bizneseve të vogla, të anulojë taksën e pronës, taksën e ujit, të fusë në skemën e ndihmës ekonomike familjet e përjashtuara. Nëse Rama do t’i realizojë këto nuk ka arsye pse ne të themi të mos paguajnë qytetarët. Kryeministri nuk do t’i mbajë këto, kështu që rruga e vetme për ta hequr e shporrur këtë është mosbindja civile. Kuvendi është formal, qeverisja tallet me qytetarët, taksat rriten pafund, zgjedhje nuk ka”,

Intervista:

Ju bëni thirrje shqiptarëve për mosbindja civile, çfarë nënkuptoni?

Për të arritur te përgjigjja ose te pika që opozita të ndërmarrë një veprim të tillë do duhet të analizohet gjendja ekonomike, shoqërore, politike e vendit dhe nëse kushtet janë të tilla që opozita nuk sheh rrugë tjetër për të vepruar ngelet vetëm kjo.

Nisi me tarifën 5 euro në Rrugën e Kombit, pse jeni kundër?

Po të shikosh këtu asnjë institucion nuk funksionon, gjithçka është një teatër i madh, Rama tallet me qytetarët dhe opozitën, sa e ofendoi në mënyrën më banale popullin. Gjendja ekonomike është katastrofë, për çdo vit buxhetor shtohen taksat.

U mbyll me 4% …

A ka vende pune? Nëse do ishte i kënaqshëm zhvillimi ekonomik nuk do iknin shqiptarët. Kemi tatimin mbi vlerën e shtuar, që ka futur në skemën e TVSH mbi 30 mijë biznese të tjera, taksa e banesave, që do të thotë dyfishim për një kategori.

Pse jeni kundër tarifës për Rrugën e Kombit?

Është një lëvizje qytetare që ka filluar në Kukës, e të majtëve dhe të djathtëve, të dy palët u ngritën në këshillin bashkiak dhe mbajnë të njëjtin qëndrim, ku janë të bindur se ajo është një masë shkatërruese për veriun. Qeveria Berisha e ka studiuar dhe ka arritur në përfundimin se nuk do të ketë pagesë në këtë rrugë.

Dikur duhet të bëhet sipas jush, sepse kudo paguhen rrugët?

Nuk i kanë të gjitha vendet. Paguhet një taksë për gjithë rrjetin e vendit. Duhet të nisesh nga niveli ekonomik i vendit. Shqiptarët nuk e përballojnë dot. Shqiptarët paguajnë për mirëmbajtjen e rrugëve dhe jo pak. 37 lekë për litër paguajnë akcizë te karburanti, 27 lekë për litër taksë qarkullimi.

Do ta anuloni koncesionin e Rrugës së Kombit?

Nuk ka filluar ende, kryeministri thotë që do ta rishikojë, por ai nuk e mban fjalën. Ne do të heqim 5 eurot që paguajnë qytetarët dhe do t’i mbulojë buxheti i shtetit, kjo do të jetë zgjidhja jonë. FMN kërkon që koncesionet të futen te borxhi publik.

Thirrja e Bashës dhe Kryemadhit për të mos paguar taksat …

Vendi ndodhet në rrënim ekonomik. Jo më kot u ngritën kuksianet, arriti në pikën ku xhepat e tyre ngelën tërësisht të zbrazur. Ky është sinjal thellësisht shqetësuese, që duhet të na bëjë të vrasim mendjen e të gjejmë zgjidhje. Ne kemi kërkuar që të anulojë taksën e Rrugës së Kombit, 5 eurot, të anulojë skemën e TVSH për përfshirjen në të të 20-30 mijë bizneseve të vogla, të anulojë taksën e pronës, taksën e ujit, të fusë në skemën e ndihmës ekonomike familjet e përjashtuara. Nëse Rama do t’i realizojë këto nuk ka arsye pse ne të themi të mos paguajnë qytetarët. Kryeministri nuk do t’i mbajë këto, kështu që rruga e vetme për ta hequr e shporrur këtë është mosbindja civile. Kuvendi është formal, qeverisja tallet me qytetarët, taksat rriten pafund, zgjedhje nuk ka./Reportv/a.m.

Next Post
Berisha: Mosbindja civile e vonuar por tashmë nuk ndalet më!

Berisha: Një prokuror kriminel i dorëzoi bllokun e fletë-arresteve policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In