• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spaho: S’na pengon askush të bëjmë fushatë me logot e PD, ja 3 bashkitë që do fitojmë!

by
27/01/2022 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, deklaroi këtë pasdite në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri se në zgjedhjet e pjesshme lokale shanset më të madha janë që të fitojnë bashkinë e Shkodrës, Dibrës dhe Durrësit por nuk surprizohet nëse do fitojnë edhe të tjerat.

“Shanset më të mëdha janë në Shkodër, Durrës, Dibër, por nuk surprizohem nëse ka ndryshime dhe në të tjerat.”-tha Spaho.

Ndër të tjera, mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, deklaroi se lidershipi i Partisë Demokratike duhet të mbajë përgjegjësi për krizën në selinë blu ndërsa theksoi se të gjitha lëvizjet që kanë bërë pas vitin 2017 kanë rezultuar të gabuara. Sakaq, Spaho u shpreh se do të krijojnë një koalicion sa më të gjerë për të çmontuar regjimin e Edi Ramës.

“PD është në krizë dhe kjo krizë nuk është e këtyre ditëve, brenda grupimeve, për çështje të karakterit ideologjik, por që pas zgjedhjeve të vitit 2017. Lëvizjet që kemi bërë kanë rezultuar të gabuara, lidershipi duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse i referohemi kuvendit të 11 dhjetorit, do krijonim një koalicion sa më të gjerë që të çmontojnë regjimin e Edi Ramës.”- tha Spaho.

Ndërsa eksperti zgjedhor, Genc Kojdheli deklaroi se pjesëmarja e forcave të tjera politike duhet të gjejë një legjitimim shumë të mirë ndërsa theksoi se bashkia e Shkodrës do jetë një ‘fushëbetejë’ për palët politike.

“LSI mund të aspirojë shumë mirë një nga bashkitë, nëse gjendet gjuha, bën sens koalicioni politik. Shkodra do jetë fushëbetejë, e njëjta gjë vlen edhe për Dibrën. S’mund të bëjmë parashikime në të njëjtin nivel numerik. Bashkitë ndryshojnë, disa janë urbane si Durrësi. Zgjedhësi ndryshon shumë nga një zonë në një tjetër.”-tha ai.

Një ndërhyrje kishte nga Edmond Spaho i cili theksoi se operojnë si Parti Demokratike pavarësisht se në KQZ regjistrohet pjesa tjetër e udhëhequr nga Basha. Mbështetësi i Berishës deklaroi se ligji nuk i pengon që të bëjnë fushatë me logot e selisë blu.

“Po spekulohet politikisht dhe po mbështetet nga mazhoranca. Që më 11 dhjetor kur përfunduam kuvendin dhe çuam në gjykatë ndryshimet në statut kanë kaluar më shumë se 30 ditë. Ka qartazi një ndërhyrje për të favorizuar fraksionin e Bashës. Ajo që kanë paraqitur ata në gjykatë dhe është caktuar data, ka të bëjë me ndryshimin e ndryshimeve statutore të korrikut, dhe jo të 18 dhjetorit. Regjistrimin e shikoj jo relevante. Fushata do bëhet me emër, nuk na e pengon ligji të bëjmë fushatë me logot tona. Ne do paraqitemi si koalicion.”-tha Spaho.

Eksperti Genc Kojdheli komentoi ripërfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në politikën aktive ku theksoi se do ndikojë në elektoratin e djathtë.

“Dyshoj se do ketë një impakt elektoral në zonën gri. Janë zgjedhje që kanë një kandidat, pavarësisht sfondit do prezantojë platformën e tij. Zgjedhësi duhet të ndajë mirë betejën politike të së djathtës. Berisha ka shprehur vullnetin për të qenë kryeministër.”-tha ai.

Ndërsa Edmond Spaho, teksa krahasoi Bashën dhe Berishën theksoi se ish-kryeministri në mendjen e demokratëve ka shkuar shumë herë drejt fitoreve dhe e shohin si shpresë.

“Berisha shikohet si shpresë se është provuar në të shkuarën brenda së djathtës. Edhe pjesa gri e shoqërisë duhet të jetë shumë e interesuar që të ketë opozitë. S’ka ngelur pushtet pa u kapur. Tentativa edhe për FSHF.”-tha Spaho.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër.

/b.h

Next Post
“Vazhdoni të ecni përpara”/ SHBA mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut: Shqipëria e vendosur drejt integrimit në BE

“Vazhdoni të ecni përpara”/ SHBA mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut: Shqipëria e vendosur drejt integrimit në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

June 29, 2026
Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

June 29, 2026
Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

June 29, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Veliaj, baba për herë të dytë. Reagon avokati: Familjes iu shtua gëzimi i madh me një djalë!

June 29, 2026
Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

June 29, 2026
Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

June 29, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, raportohet për 1 të plagosur

June 29, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

Aksidentet shënojnë rritje, rreziku më i lartë nga grupmoshat më të reja

June 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Qershor 2026

June 29, 2026
Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In