• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spaho përplaset me Alimehmetin: PD ka nevojë veç për garë të ndershme brenda vetes

by A R
20/08/2025 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar ndaj Ilir Alimehmetit, i cili kërkoi riformatim të partisë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjete sociale, Spaho thotë se PD thjesht ka nevojë që të organizohet, një proces që sipas tij, i mungon prej 10 vitesh.

Ai bën një krahasim me vitin ’92, teksa thotë se kryetarët e degëve ishin me shkollë të lartë, ndërsa sot “nuk janë as me arsim 8-vjeçar”.

Spaho shton gjithashtu se nuk mund të ketë organizim në parti ndërsa në krye vendoset  ‘mjeshtri i ç’organizimit’.

Reagimi i plotë i Spahos:

I dashur Ilir!

Nuk e kuptoj këtë termin riformatim. Çfarë do të thotë? Duket si tjetërsim, apo modernizim përtej asaj që mund të bëjmë.
Njerëzve të thjeshtë u krijohet përshtypja sikur kush e di se çfarë do të ndodhë. Do shpikim rrotën.

Sipas meje, PD ka nevojë thjesht të organizohet, sepse prej rreth 10 vitesh vetëm është ç’organizuar.

Sot në degë nuk kemi struktura, nuk kemi drejtues dhe kemi pak anëtarë. Ngopemi me lugë bosh.

Është për të ardhur keq, por nëse në vitin 1992 çdo kryetar seksioni ishte me shkollë të lartë, sot një pjesë nuk i kemi as me arsim 8-vjeçar. Me këta përpiqemi t’i bindim qytetarët se jemi alternativë dhe duhet të na votojnë ne.

Gjithçka në degë është vullnetare dhe pa financim, sikurse nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e kësaj partie, madje as në vitet më të vështira të saj.

Nuk mund të ketë organizim kur në krye të punëve vendos mjeshtrin e ç’organizimit. Ky quhet ç’organizim i organizuar.

Së dyti, nuk kuptoj këtë hapjen. PD ka që nga viti 1997 që është shqyer duke u hapur. Kaq shumë jemi hapur prej vitesh sa na dhembin këmbët. PD nuk ka nevojë as për hapje e as për mbyllje, refren të cilin e dëgjojmë çdo katër vjet kur humbim zgjedhjet.

Ilir, PD ka nevojë vetëm për një gjë: për garë të ndershme zgjedhore brenda saj, të pa manipuluar dhe të pa paracaktuar.

Kur të arrihet kjo, njerëzit do të afrohen në PD dhe ajo do të bëhet e aftë të konkurrojë PS-në dhe të fitojë ndaj Edi Ramës.

Comments 1

  1. Anonymous says:
    August 20, 2025 at 17:03

    Kjo eshte nji e vertete,smunde ta kundershtojne askush,nji gare e ndereshme zgjedhore,e pa manipuluar,dhe e pa percaktuar,nga monstra e vicidolit.Vete monstra e vicidolit,eshte e keqja e pd,arsyeja monstra ke bere marrveshje te piste,me k/hajdutin edvin karapushtin.monsters nuke i intereson rrotacioni i pushtetit,atije i intereson,te mbroje xenin,dhe hajdete e tjere familjes.Behuni burra,largoni me vote te keqen e pd,e te shqiptarve,po larguat monstren,shikoni per sa muaj shkon k/hajduti per leshe,bashke me hajdutet e tije

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In